arrow

news

Finalja e Brain Ring 2016: Fiton Kolegji "Turgut Ozal"

April 8th, 2016

Finalja e Brain Ring 2016: Fiton Kolegji

Finalja e Brain Ring 2016: Fiton Kolegji "Turgut Ozal"

Më 7 prill 2016, finalja e konkursit “Brain Ring” u mbajt në ambjentet e Universitetit Epoka, e organizuar nga klubi studentor Marketing Zone. Gjashtë skuadrat finaliste (të kualifikuara nga gjysmëfinalja) që morën pjesë në këtë kokurs ishin: Ernest Koliqi, 28 Nëntori (Shkodër), Kolegji Turgut Ozal (Tiranë), Wilson, H. M. Dashi and A. Z. Çajupi. Konkursi u moderua nga nën-kryetari i Bashkisë së Durrësit, njëkohesisht pedagog në Universitetin Epoka, Z. Florian Tahiri.
Studentët patën mundësinë të kishin një eksperiencë ndryshe nga rutinat e përditshme, sidomos para provimeve të maturës shtetërore. Shumë informacion, mbështetje logjistike, dhe durim u nevojitën për përmbylljen pozitive të këtij aktiviteti. Ky format unik, përbëhej nga pesëmbëdhjetë pyetje interesante të përgatitura nga Dr. Vusal Gambarov. Në fund të konkursit, studentët e Kolegjit Turgut Ozal dolën fitues. Është e rëndësishme të përmendet se rivaliteti ishte shumë i ngushtë ndërmjet ekipeve, madje duke u ndarë me vetëm një pike me shkollat Ernest Koliqi dhe A. Z. Çajupi.
Çmimi prej 300 Euro u dha për ekipin fitues, i mundësuar nga sponsori i këtij eventi; kompania e transportit ÇağatayLogistics Albania. Ky konkurs u sponsorizua edhe nga PARIS Parfumerie-Cosmétique. Për më tepër ky aktivitet u organizua edhe me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share