arrow

news

Fillon procesi i regjistrimeve nė tė gjitha programet Master i Shkencave dhe Master Profesional

October 18th, 2016

Fillon procesi i regjistrimeve nė tė gjitha programet Master i Shkencave dhe Master Profesional

Fillon procesi i regjistrimeve nė tė gjitha programet Master i Shkencave dhe Master Profesional

Fillon procesi i regjistrimeve në të gjitha programet Master i Shkencave dhe Master Profesional 
deri më 27 tetor 2016  Kandidatët përzgjedhin programin e studimit në të cilin dëshirojnë të studiojnë në Universitetin "Epoka" nëpërmjet aplikimit në Zyrën e Pranimeve të Universitetit “Epoka”.
deri më 28 tetor 2016 Vlerësimi i aplikantëve nga komisionet (Komiteti Shkencor i departamenteve) përkatëse.
deri më 31 tetor 2016 Universiteti "Epoka" shpall listën përfundimtare të aplikanteve fitues për çdo program studimi.
deri më 4 nëntor 2016 Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues pranë Sekretarisë Mësimorë të Universitetit “Epoka”.
deri më 7 nëntor 2016 Universiteti "Epoka"  shpall listën përfundimtare të aplikanteve fitues të regjistruar 
 
Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
  1. Diplomë ose fotokopje të saj të njëhsuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet e ciklit të parë dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet e parashikuara për ciklin përkatës të studimit konform kuadrit ligjor në fuqi, por që nuk disponojnë ende kartonin e diplomës në momentin e aplikimit, pajisen me dokument nga IAL-ja ku kanë përfunduar studimet;
  2. Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose fotokopje e tyre e njëhsuar me orgajinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  3. Formulari i aplikimit që do të jepet aplikantit nga Zyra e Pranimit;
  4. Kopje e dokumentit kombëtar të identifikimit;
  5. Studentët duhet të paraqesin dëshmi të njohjes së gjuhës angleze në nivelin “B1” për Master Profesional, ndërsa “B2” për Master i Shkencave sipas CEFR (Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët)
  6. Dy fotografi;
  7. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
    Banka: Intesa Sanpaolo Bank
    Mbajtësi i llogarisë: Turgut Özal Education sh.a.
    Nr. i llogarisë (Euro): 20099635304
    Shënim i posaçëm: Emri dhe mbiemri i studentit; Për Universitetin “Epoka”
    IBAN: AL07208110080000020099635304
 
Shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar ciklin e parë jashtë Republikës së Shqipërisë
  • Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njëhsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njëhsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  • Curriculum Vitae.
 
Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh në ciklin e dytë:
  • Kërkesën drejtuar institucionit të arsimit të lartë (IAL) për programin e studimit, në të cilin kërkon të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit);
  • Plani i plotë i programit të studimit nga ku transferohet;
  • Vërtetim të listës së notave, krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer në ciklin dytë të studimeve, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin eventual të lëndëve të programit të studimit të ndjekur, si dhe programeve/syllabuseve përkatëse të lëndëve te shlyera;
  • Vërtetim çregjistrimi nga programi nga ku transferohet.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share