arrow

news

Fillon Procesi i Regjistrimeve

August 1st, 2016

Fillon Procesi i Regjistrimeve

Fillon Procesi i Regjistrimeve

Fillon procesi i regjistrimeve në të gjitha programet Bachelor si dhe në programin e integruar 5-vjeçar në Arkitekturë
 
Raundi 1
01-11 gusht Kandidatët përzgjedhin programin e studimit në të cilin dëshirojnë të studiojnë në Universitetin "Epoka" nëpërmjet plotësimit të Formularit të Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (http://matura.akp.gov.al)
05 shtator Universiteti "Epoka" shpall listën paraprake të fituesve për çdo program studimi
11 shtator Universiteti "Epoka" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi
13-20 shtator Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku rezultojnë fitues
 
Raundi 2
23 shtator - 20 tetor Të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues nga Raundi 1 apo nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë në Raundin 1, do të kenë mundësi të aplikojnë për t'u pranuar në programet e Universitetit "Epoka" në të cilat kanë mbetur kuota të paplotësuara
 
Shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Shqipërisë
15-25 gusht Kandidatët aplikojnë vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar në Komisionin e Posaçëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë për të marrë vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme, duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Kopje e dokumentit kombëtar të identifikimit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme të përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të shkollës së mesme të përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Kopje e noterizuar e dokumentit që vërteton se kandidati ka kaluar me sukses provimet e barasvlefshme me provimet e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë (Vërtetim për panelines – Greqia; certifikatë – Italia; vërtetim pikët e arrritura në çdo lëndë të dhënë provim – Kosova; SAT etj).
31 gusht Komisioni i Posaçëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë shpall rezultatet dhe lëshon vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme
31 gusht - 04 shtator Kandidatët plotësojnë vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar Formularin A1Z në shkollat ​​e mesme të autorizuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, duke paraqitur faturën që vërteton kryerjen e pagesës së tarifës së aplikimit prej 2.000 lekë (në bankat e nivelit të dytë ose zyrat e Postës Shqiptare) si dhe kopjen e diplomës së shkollës së mesme dhe kopjen e vërtetimit të barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Plotësimi i Formularit A1Z kryhet nën mbikëqyrjen e specialistëve të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
05-10 shtator Kandidatët përzgjedhin programin e studimit në të cilin dëshirojnë të studiojnë në Universitetin "Epoka" nëpërmjet plotësimit të Formularit të Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Agjencisë Kombëtare të Provimeve
14 shtator Universiteti “Epoka” shpall listën e fituesve për çdo program studimi
15-20 shtator Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:
  • Dëshmi penaliteti e lëshuar nga vendi i tij/saj brenda tre muajve të fundit;
  • Kopje e dokumentit kombëtar të identifikimit;
  • Kopje e noterizuar e vërtetimit të barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  • Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze;
  • Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale;
  • Dy fotografi.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share