arrow

news

Fillojnė aplikimet nė Programet e Shkėmbimit tė Stafit dhe Studentėve

February 22nd, 2014

Universiteti Epoka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një numër të madh universitetesh ndërkombëtarisht të njohur dhe shumë të vlerësuar. Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Epoka dhe universiteteve të tjera ndërkombëtare janë me interes të përbashkët dhe kanë si qëllim kryesor nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, veçanërisht në aspekte që lidhen ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucioneve të arsimit të lartë.

Paralelisht bashkëpunimit në promovimin dhe lehtësimin e metodave të mësimdhënies, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera akademike, Epoka University ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e studentëve me shumë universitete, me qëllim që t’u të ofrojë studentëve të saj mundësinë për të studiuar jashtë vendit, si pjesë e programit të arsimimit të tyre.

Programi i Shkëmbimit të Studentëve ka një kohëzgjatje kohore një semestër.

Afatet i Aplikimit

Aplikimet për semestrin e parë (të vjeshtës) të vitit akademik 2014-2015 nis më data 24 shkurt dhe vazhdon deri më datë 9 mars 2014.

Kriteret e aplikimit

Çdo student i Universitetit Epoka gëzon të drejtën të konsiderohet si një kandidat i mundshëm për Programin e Shkëmbimi të Studentëve. Departamentet, fakultetet dhe Dekani i Studentëve gëzojnë të drejtën e vendimmarrjes përfundimtare për listën e studentëve që do të përfitojnë nga mundësitë e Programit të Shkëmbimit të Studentëve.

Secili student që dëshiron të përfitojë nga mundësitë e Programit të Shkëmbimit të Studentëve, ai/ajo duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  1. Studenti duhet të jetë në vitin e dytë, tretë, apo të katërt - për studentët e programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë - në vitin e pestë akademik të arsimit të tij/saj ose studenti duhet të ketë përfunduar 60 kredite (ECTS) dhe nuk duhet të jetë duke ndjekur semestrin e fundit të studimeve;
  2. Studenti duhet të ketë një mesatare të përgjithshme prej të paktën 2,40 nga 4,00;
  3. Studenti duhet të plotësojë forlumarin aplikimin (Outgoing Student Application Form) dhe të dorëzojë formularin së bashku me dokumentet e kërkuara pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë brenda afatit kohor të shpallur;

Lista e dokumenteve

  • Formulari i plotësuar i aplikimit
  • Transkripti akademik
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës ose çertefikatës së lindjes
  • Firma e koordinatorit të kursit në formularin e miratuar
  • Një deklaratë 500 fjalë mbi qëllimin
  • Formulari i aplikimit të Universitetit pritës

Dosja e aplikimit (kopja fizike), duhet të dorëzohet në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë:
Për tu pajisur me një kopje të formularit të aplikimit ose për më shumë informacion kontaktoni:
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë

Godina E
Tel: +355 4 22 32 086 +355 4 22 32 086 Ext: 1114
E-mail: iro@epoka.edu.al

 

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share