arrow

news

Festivali Ndėrkombėtar i Gjuhės dhe Kulturės

April 4th, 2015

Festivali Ndėrkombėtar i Gjuhės dhe Kulturės

Festivali Ndėrkombėtar i Gjuhės dhe Kulturės

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës (International Festival of Language and Culture), organizohet dhe zhvillohet çdo vit në shumë vende njëkohësisht. Në të marrin pjesë mijëra fëmijë nga e gjithë bota.
Në Shqipëri, këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës organizohet nga institucionet arsimore “Gulistan“, “Turgut Ozal“, universiteti “Epoka“ në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Që nga themelimi në vitin 1993 institucionet arsimor “Gulistan” në bashkëpunim me Institucionet arsimore “Turgut Ozal” dhe universitetin “Epoka” kanë përfaqësuar denjësisht kulturën shqiptare në shumë aktivitete të organizuara brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit, nxënësit tanë do të mahnisin me performancën e tyre shikuesit e vendeve të ndryshme të botës si Amerika, Afrika e Jugut, Australia, Filipinet, Tajlanda etj.
I konceptuar me një përmbajtje të gjerë, ky festival do të organizohet për të dytën herë në datën 4 prill 2015, në Pallatin e Kongreseve. Festivali do të jetë i hapur për publikun dhe do të shoqërohet me aktivitete promovuese të kulturës shqiptare dhe asaj botërore. Në stendat promovuese nxënësit do të prezantojnë për të pranishmit dhe vizitorët, vlerat folklorike dhe kulturore të shteteve nga ata vijnë.
Ndërsa Alexes nga Amerika, Lucas nga Franca, Anita nga Kosova, Arturi nga Ukraina, Tinano nga Gjeorgjia, Zareeni nga Bangladeshi, Nekruzi nga Taxhikistani, Maeva nga Madagaskari, Christopher nga Afrika e Jugut, janë vetëm disa nga ata të rinj që po presin plot emocion ditën që do të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës.
Në këtë mënyrë fëmijë nga vende të ndryshme, me ngjyra, gjuhë dhe zakone të ndryshme, gjejnë mundësinë të takohen e të njihen me njëri tjetrin.
Ne mendojmë dhe besojmë se çdo njëra nga këto vlera ka të veçantën dhe bukurinë e saj dhe qëndrimi i tyre paqësisht pranë njëra-tjetrës është po aq i natyrshëm dhe harmonik sa edhe ngjyrat në një ylber. 
Ju ftojmë të ngrihemi me krahët e artit dhe muzikës dhe të bashkojmë kombet e botës nën flamurin universal të vlerave njerëzore e duke shkëmbyer vlera, tradita dhe ngjyra të promovojmë paqe, harmoni dhe dashuri.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share