arrow

news

Festivali Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, pėr zemrat qė rrahin sėbashku

March 21st, 2014

Festivali Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, pėr zemrat qė rrahin sėbashku

Festivali Kulturor Ndėrkombėtar i Rinisė, pėr zemrat qė rrahin sėbashku

Universiteti Epoka mbështet Festivalin e Parë Kulturor Ndërkombëtar të Rinisë të organizuar nga Institucionet Arsimore “Turgut Özal” me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu ky festival mbështetet dhe nga Universiteti i Arteve dhe MIST (Memorial International Shcool of Tirana).

Ky event ndërkombëtar, do të përfshijë jo vetëm pjesë të kulturës e traditës shqiptare por edhe më gjerë, duke çelur një dritare të madhe kulturore në rajonin tonë. Pjesë të ndryshme muzikore, këngë, kërcime dhe pjesë poetike do të shoqërojnë të gjithë të ftuarit për rreth dy orë, ditën e shtunë më 22 Mars në ora 14:00 në Pallatin e Kongreseve. Një surprizë e bukur për miqtë e ftuar do të jenë dy prezantuesit, çifti simpatik Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. 

Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë vjen në vazhdën e festivaleve ndërkombëtare të muzikës, gjuhës dhe letërsisë organizuar nga të rinjtë në rreth 160 vende të botës nga shkollat simotra të Institucioneve Arsimore “Turgut Özal”. Këto festivale janë mundësia më e mirë për të ndarë e përjetuar sëbashku kultura, gjuhë e tradita të ndryshme, bazuar në harmoninë, tolerancën e mirëkuptimin. Vetëm në këtë mënyrë, një botë e re do të lindë në marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes popujve, feve dhe kulturave.

Festivali synon të sjellë në Tiranë vëmendjen e të rinjve të rajonit tonë. Por një qëllim parësor është edhe përcjellja e vlerave të rinisë shqiptare, dëshirave dhe pritshmërive të tyre drejt këtyre vendeve por edhe drejt Bashkimit Evropian, ku Shqipëria dëshiron dhe do të jetë anëtarë në të ardhmen e afërt.

Institucionet arsimore “Turgut Özal” ose njohur ndryshe si Kolegjet Turke kanë një të shkuar tashmë 21 vjeçare në vendin tonë. Ato gjatë këtyre dy dekadave dhe tashmë në dekadën e trerë, kanë punuar për të sjellë më të mirën në fushën edukative-arsimore për të rinjtë shqiptarë. Këto shkolla janë tashmë një markë e pranuar ndërkombëtarisht e vendit tonë.

Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm Zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, rektori i Universitetit Epoka, Remzi Alltın, zv. drejtori i Përgjithshëm i kolegjeve “Turgut Özal”, Mustafa Ystyner, Rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj, dhe prezantuesja Amarda Toska.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share