arrow

news

Festa e klubeve studentore

November 6th, 2014

Festa e klubeve studentore

Festa e klubeve studentore

Ne kuader te aktiviteteve te ndermarra nga universiteti Epoka ne kete vit te ri akademik me date 5 nentor u organizua nga Zyra e Dekanatit te studentit Clubs Fest, nje aktivitet ky,  ku kishte si qellim prezantimin e klubeve studentore tek studentet e rinj per tu dhene atyre nje mundesi per marrjen e informacionit per cdo klub si dhe per tu njohur nga afer me aktivitetet e organizuara nga klubet studentore per vitin qe lam pas. Klubet studentore qe e kane fillimin qe me hapjen e ketij universiteti ofrojne mundesi te medha per studentet duke ecur paralelisht me curriculen mesimore.
Klubet studentore nder te tjera sherbejne si ure lidhese per ndertimin e miqesive te reja  si dhe per te eksploruar mundesite e karrieres. Ne te njejten kohe nepermjet klubeve studentet do te kene mundesi te mesojne aftesite drejtuese dhe menaxhuese me pjesemarrjen e tyre ne aktivitete te ndryshme si seminaret ose open forum me tema te shumellojshme si kulturore,artistike,sociale,duke marr pjese ne konferencat studentore, seminaret e lidershipit dhe organizimin e projekteve ne sherbim te komunitetit.
Pervec te tjerave ne kete aktivitet u zhvilluan mini konkurse ne ping-pong,bilardo,shah,picture, Vlen te permendet muzika live e luajtur nga studentet e klubit te muzikes te cilet I dhane  edhe me shume ngjyre ketij aktiviteti.
Kjo ngjarje u pershendet nga rektori I Universitetit Epoka Prof,Dr Remzi Altin I cili I inkurajoi studentet te jene pjese aktive e klubeve.
Duke e mbyllur me sukses edhe kete aktivitet Zyra e Dekanatit te Studentit premton aktivitete te tjera te medha ne sherbim te studentve.

Galeria e Festes se Klubeve Studentore

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share