arrow

news

Epoka siguron marrėveshje internshipi me kompani ndėrkombėtare

December 1st, 2014

Epoka siguron marrėveshje internshipi me kompani ndėrkombėtare

Epoka siguron marrėveshje internshipi me kompani ndėrkombėtare

CoRDA (Qendra e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë) lidh marrëveshje internshipi me mbi 30 kompani ndërkombëtare në arkitekturë dhe industrinë e ndërtimit. Përvoja e fituar nga prezenca e CoRDA-s tek Archmarathon ofron mundësi të rëndësishme ndërveprimi me partnere biznesi, zyra të arkitekturës, si dhe vizitorë profesionistë vendas e ndërkombëtarë. Kjo siguron pjesëmarrjen në një rrjet biznesi që do të lehtësojë shkëmbime ndërkombëtare të kontakteve profesionale. Për më tepër, këto marrëdhënie do të shërbejnë si udhëzues profesional për studentët në mënyrë që jo vetëm të kenë alternativa ndërkombëtare për praktikat e tyre verore të punës, por të jenë dhe në dijeni të zhvillimeve më të reja në fushat respektive të studimit.
Duke qënë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Arkitekturës, një nga objektivat e CoRDA-s është të shërbejë si një urë midis akademisë dhe industrisë. Në këtë perspektivë, CoRDA luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e praktikave verore të punës dhe alternativave të punësimit për të diplomuarit dhe studentët e Universitetit Epoka.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share