arrow

news

Epoka nė konferencėn e paqes nė Gjenevė

October 29th, 2014

Epoka nė konferencėn e paqes nė Gjenevė

Epoka nė konferencėn e paqes nė Gjenevė

Stafi i Universitetit Epoka, Znj Nilufer Caliskan (Prodekan i Studentëve), Assit.Prof.Dr. Eglantina Hysa (Shef i Departamentit të Ekonomisë), PhD (c) Reina Shehi (Pedagog në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare), Assoc.Prof.Dr Lindita Mukli (Part-Time Ligjërues) dhe Dr. Fatbardha Kadiu (Part-Time ligjërues), moren pjesë në Konferencën e Paqes në Gjenevës, të organizuar për herë të parë si pjesë e kremtimit të Ditës së Kombeve të Bashkuara (24 tetor).Konferenca u zhvillua në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në 24 tetor 2014, .Qëllimi kryesor i konferencës ishte të tërheqe vëmendjen e komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për paqe, vetë arsyeja fillestare përtej themelimit të kombit të Bashkuara në këtë të njëjtën ditë 69 vjet më parë. Konferenca e Paqes në Gjenevë theksoi rolin vendimtar që shoqëria civile luan në përpjekjet për ndërtimin e paqes të Kombeve të Bashkuara.

Një nga folësit më të shquar të konferencës, Prof. Tarik Ramadan theksoi rëndësinë e paqes mes feve dhe theksoi lirinë e ndërgjegjes dhe të adhurimit si pikënisje e paqes. Prof. Rabbi Ehud Bandel, i diplomuar në Universitetin Hebraik në historinë Hebraike dhe Filozofi Hebre argumenton në lidhje me dallimin e konflikteve per ndarjen e pronave dhe konflikteve fetare . Ai thekson se "në një vend ku përfundojnë fjalët, dhuna fillon" dhe kështu në konfliktin izraelito Palestinë është e rëndësishme që të ketë bisedime të drejtpërdrejta dhe takime te pa ndermjetesuara. Për më tepër, Prof. Thomas Michel prezanton konceptin e paqes si të përbërë nga drejtësia dhe falja dhe nëse njëra prej tyre mungon,  paqja e përgjithshme nuk mund të arrihet.

Konferenca mblodhi së bashku 800 pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme që përbënin treguesin kryesor  të natyrës së saj globale dhe multikulturore.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share