arrow

news

Epoka League shpall fituesit, kampionėt nė fuqi vijnė nga shkolla Besnik Sykja’

April 10th, 2015

Epoka League shpall fituesit, kampionėt nė fuqi vijnė nga shkolla Besnik Sykja’

Epoka League shpall fituesit, kampionėt nė fuqi vijnė nga shkolla Besnik Sykja’

E konceptuar në mbështetje të vlerave te miqësisë universale dhe ‘fair play’ Epoka League në vitin e dytë të organizimit të saj shënoi një numer rekord skuadrash pjesëmarrëse.
Organizuar nga Klubi i Sporteve i Universitetit Epoka, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, kampionati ndërkombëtar angazhoi në këtë garë futbollistike ekipet e krijuara nga shkollat e mesme Shqiptare dhe ato të huaja. Kampionati u organizua në dy faza. Faza e parë ishte ajo eliminatore për Shqipërinë që u zhvillua në formë turneu gjatë datave 9 deri në 27 mars në 9 qytete: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Berat dhe Peshkopi. Ne këtë fazë morën pjesë 45 shkolla.
Faza finale filloi në 6 prill dhe u përmbyll me datë 10 Prill me fitoren e shkollës Besnik Sykja. Në këtë fazë morën pjese 32 skuadra nga 6 shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Bosnje, dhe Turqi.
Në finalen e këtij edicioni, në fushën e blertë të kampusit të Universitetit Epoka  u ndeshën shkolla Besnik Sykja nga Tirana dhe shkolla Ahmet Dakli nga Elbasani. Loja e rregullt u mbyll në barazim me rezultatin 1 me 1, ndërkohë që shkolla Besnik Sykja fitoi pas goditjeve të penalltive me rezultatin 6 me 5. Ne vendin e tretë të këtij turneu u rendit Shkolla Teknike Ekonomike e Tiranes e cila fitoi po me penallti kundër shkollës Myslym Keta të Tiranës. 
Perveç çmimeve të ekipeve, shumë çmime të tjera u merituan nga skuadra apo futbollistë të ndryshëm. Kështu, trofeu ‘Skuadra fair play’ i takoi shkollës Myslym Keta. 
Trofeu ‘portieri më i mirë’ shkoi për Fatjon Zuna nga shkolla Ahmet Dakli;
Trofeu ‘mbrojtësi më i mirë’ për Mikel Hoxha i shkollës Besnik Sykja;
Trofeu ‘mesfushori më i mirë’ për Dejvi Bilali i shkollës Ahmet Dakli; 
Trofeu ‘sulmuesi më i mirë’ për Kevin Myslimi i shkollës Myslym Keta; 
Trofeu ‘trajneri më i mirë’ për Denis Agaraj i shkollës Besnik Sykja; 
Trofeu ‘golashenuesi më i mirë’ me 15 gola për Kevin Kosova i shkollës Teknike Ekonomike
 Trofeu ‘lojtari më i mirë i turneut’ për Kevis Gjeci i shkollës Besnik Sykja.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes finale ishin prezente Zv Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Z. Rauf Dimraj, drejtori i Drejtorisë së Sportit pranë MAS, Z. Vladimir Gjonaj, Zv Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Nora Malaj si dhe anëtari i komiteti ekzekutiv i FSHF, Z. Vasil Bici.
Universiteti Epoka në cilësinë e organizatorit të ketij kampionati ndërkombëtar do të vazhdojë të punojë dhe kontribuojë për komunitetet duke edukuar brezin e ri me vlera qytetare dhe sportive. Urimet më të mira shkojnë për organizatorët, pjesëmarrësit dhe mbështetësit e aktivitetit.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share