arrow

news

Epoka League 2016

February 4th, 2016

Epoka League 2016

Epoka League 2016

Për të tretin vit radhazi, Universiteti Epoka organizon “Epoka League”: Kampionati Ndërkombëtar i Futbollit për shkollat e mesme, i cili do të zhvillohet ndërmjet shkollave të mesme në Shqipëri, Ballkan, dhe më gjerë. Tashmë e kthyer në traditë, aktiviteti ka siguruar vëmendjen dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Turneu do të zhvillohet në dy faza: në fazën eliminatore gara zhvillohet mes shkollave të mesme në Shqipëri nga 8-25 mars 2016. Faza finale do të zhvillohet në ambientet e kampusit të Universitetit Epoka për pesë ditë nga data 4 deri 8 prill 2016. Objektivi kryesor i aktivitetit është t’u ofrojë studentëve një platformë ku sporti konsiderohet si instrument i vlefshëm për të zhvilluar ndërveprimin dhe përvojën ndërkombëtare, me theks të veçantë në vlerat e ‘Fair Play’ dhe Miqësisë Universale. Numri i skuadrave pjesëmarrëse është i kufizuar në 32 për fazën finale.
Për tre vendet e para do të ketë medalje, trofe, shpërblime të ndryshme, gjithashtu do të ketë edhe çmime individuale.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share