arrow

news

Eksperti i lėndėve Ltech/Online Rob Lewis merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

December 12th, 2013

Eksperti i lėndėve Ltech/Online Rob Lewis merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Eksperti i lėndėve Ltech/Online Rob Lewis merr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Më 10 dhjetor 2013, z Rob Lewis, ekspert i lëndëve Ltech/Online i cili ishte për vizitë në Shqipëri me ftesë të British Council Albania, mori pjesë në Forumin e Hapur me studentët e Universitetit Epoka, organizuar nga Klubet Studentore të Gjuhëve të Huaja, Politikës dhe Diplomacisë, si dhe të Artit dhe Kulturës, i cili u përqendruan në aspektet teorike dhe praktike të mësimit të gjuhës angleze përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Gjatë prezantimit të tij, z. Lewis bëri një përshkrim të përgjithshëm të metodave inovative të mësimit të gjuhës angleze nëpërmjet përdorimit të zhvillimeve më të fundit teknologjike në fushën e TIK-ut, me një fokus të veçantë në përdorimin e pajisjeve të lëvizshme.

Rob Lewis ka punuar si mësues, trajnues, shkrimtar dhe menaxher i gjuhës angleze për më shumë se 15 vjet, kryesisht në Evropë. Vitet e fundit ai ka qenë i angazhuar në Ekipin Global të British Council për Zhvillimin e Mësimdhënësve, duke mbështetur nismat e mësimit të gjuhës dhe të trajnimit të mësuesve në të gjithë botën, si në vend (ballë për ballë) ashtu edhe në internet.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share