arrow

news

Ekipi i futbollit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit fiton

January 18th, 2013

Ekipi i futbollit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit fiton

Ekipi i futbollit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit fiton

Klubi studentor i Sporteve në Universitetin Epoka organizoi turneun e mini-futbolli, një aktivitet i organizuar me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Turneu i "Kupës së 100 vjetorit " filloi në nëntor 2012 dhe përfundoi më 17 janar 2013 me ndeshjen finale mes ekipeve përfaqësuese të Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Departamentit të Administrim Biznesit.

Për të tretin vit radhazi, fituesi i turnout të mini-futbollit u shpall skuadra e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, "Çamëria", e cila mposhti në finale "BUS" me rezultatin përfundimtar 7-4 përfundimtar. Në fund të ndeshjes Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN ndau medaljet për ekipet finaliste dhe i dorëzoi skuadrës fituese kupën e turneut. Gjatë ceremonisë, Prof. Dr. Remzi ALTIN tha se Universiteti Epoka i kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve sportive, organizimit të përvitshëm të kampionatit të mini-futbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive, ku ekipet e zgjedhura nga departamente të ndryshme të universitetit konkurojnë me njëra-tjetrën.

Ky është viti i 5-të që Klubi studentor I Sporteve në Universitetin Epoka organizon një turnen e mini-futbollit mes skuadrave të departamenteve të ndryshme të të dy fakuleteteve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share