arrow

news

Dy studente tė sapodiplomuara tė Arkitekturės pjesėmarrės nė Porto Academy 2013 dhe Arquiteturas Film Festival Lisbon

September 30th, 2013

Dy studente tė sapodiplomuara tė Arkitekturės pjesėmarrės nė Porto Academy 2013 dhe Arquiteturas Film Festival Lisbon

Dy studente tė sapodiplomuara tė Arkitekturės pjesėmarrės nė Porto Academy 2013 dhe Arquiteturas Film Festival Lisbon

Dy studente të diplomuara këtë vit në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin Epoka, Ajmona Hoxha dhe Klodiana Millona, morën pjesë në “Porto Academy”. Edicioni i këtij viti, u zhvillua mes datave 20-27 Korrik, në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Portos (FAUP), një nga fakultetet më prestigjioze në botë, i cili është projektuar nga fituesi i çmimit Pritzker, Álvaro Siza. Ky aktivitet mundësonte një seri leksionesh udhëzuese, ligjërata, diskutime, ndërtim të maketeve, etj

Në programin e kësaj akademie përfshiheshin workshop-e një javore me Anne Holtrop, Camilo Rebelo, Go Hasegaëa, João Pedro Serôdio (Serôdio Furtado), Johan Anrys (51N4E), Nuno Brandao Costa, Pascal Flammer, Pier Paolo Tamburelli (Baukuh), Raphael Zuber dhe Thomas Raynaud (Building Building). Programi përfinte gjithashtu një seri prej dhjetë ligjëratash nga arkitektët e mësipërm, si dhe një cikël shtesë prej pesë ligjeratash nga emra të mëdhenj të arkitekturës si: Alexandre Alves Costa (Atelier 15), Álvaro Siza, Eduardo Souto de Moura, Marcos Acayaba dhe Milton Braga (MMBB), të cilët shprehen mendimet e tyre në lidhje me "Shkollat e Porto dhe ​​Paulista".

 Një informacion më të detajuar ju mund ta gjeni në http://www.portoacademy.info/ ose https://www.facebook.com/PortoAcademy?fref=ts

Veç kësaj, Tirana Utopike - një punë eksperimentale, e cila  stimulon ndikimin utopik të një lëvizjeje në kontekstin urban të Tiranës [një punim i përbashkët i Ajmona Hoxta, Elis Vathi, Klodiana Milona, Albania (2012) 3'40''] është përzgjedhur përmes një konkursi, dhe u shfaq në Festivalin e Filmit të Arkitekturës në Lisbonë (Arquiteturas Film Festival Lisbon), në datën. 26 Shtator, 2013.

Nga 26-29 shtator 2013, Kinemaja e qytetit të Aldaves mirëpriti edicionin e parë të Arquiteturas Film Festival Lisbon, një aktivitet i cili kremton takimin mes kinemasë dhe arkitekturës. Drejtorë, producentë, student, profesionistë të arkitekturës, intelektualë dhe përfaqësues të publikut të gjerë ishin të ftuar në këtë festival ndërdisiplinor dhe të hapur, i cili kishte si qëllim kryesor studimin dhe shqyrtimin e marrëdhënieve mes produksionit audiovizual dhe praktikës arkitekturore. Përtej shfaqjeve filmike, Arquiteturas përbante një sërë aktivitetesh paralele të tilla si biseda joformale dhe prezantime të profesionistëve të njohur nga industritë e filmit dhe arkitekturës.

Një paraqitje të shkurtër të filmit eksperimental mund ta gjeni këtu.

Ndërsa për një informacion më të hollësishëm mbi këtë akvitet mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.doyoumeanarchitecture.com/festival/programa

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share