arrow

news

Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile dhe Universiteti Epoka firmosin Memorandum bashkėpunimi.

January 15th, 2015

Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile dhe Universiteti Epoka firmosin Memorandum bashkėpunimi.

Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile dhe Universiteti Epoka firmosin Memorandum bashkėpunimi.

Në rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian theksohet roli shumë i rëndësishëm që çdo shtet duhet ti japë partneritetit me institucionet universitare dhe shkencore, duke i konsideruar ata si aktorë që luajnë një rol të rëndësishëm në masat per zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Në këtë kuadër kontaktet midis 2 institucioneve kanë filluar në vitin 2012 dhe janë rivitalizuar në Dhjetor 2014.
Në sajë të angazhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile por edhe të ndihmës së organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, në Shqipëri janë kryer një sërë reformash në fushën e mbrojtjes civile, me synim përafrimin e bazës ligjore të vendit tonë me ato të Bashkimit Evropian, standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe atyre të NATO-s. Bashkëpunimi i Drejtorisë së Përgjithshme Emergjencave Civile me organizmat homologe të vendeve të rajonit dhe ato ndërkombëtare është dhe zgjerohet dita ditës.
Nga ana e saj, DPEC ka përcaktuar objektiva kombëtarë shumë seriozë për vitin 2015, siç janë përfundimi dhe miratimi i Strategjisë së parë Kombëtare të Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë, Platformës Kombëtare dhe Planit të Investimeve, miratimi i ligjit të ri “Për mbrojtjen civile”, fillimi i implementimit të numrit të unifikuar të emergjencave civile për qendrën e Tiranës etj..
Drejtoria e Përgjithshme e emergjencave Civile Shqiptare ka marëdhënie të ngushta bashkëpunimi me Presidencën Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD, në kuadër të Iniciativës së Gatishrnërisë dhe Parandalimit të Fatkeqësive (DPPI SEE), programeve IPA etj..
Përtej marëdhënieve të shkëlqyera në kuadër të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, që gjen natyrshëm pasqyrimin e saj edhe në fushën e mbrojtjes civile, sistemi i mbrojtjes civile në Turqi përbën një shembull të qartë referimi për objektivat Shqiptare për të ardhmen e afërt, që kanë të bëjnë me një formë të re të ristrukturimit të mbrojtjes civile.
Në përputhje me sa më lart, Universiteti Epoka dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile studiuan bashkërisht kapacitetet dhe fushat e veprimit të dy institucioneve sikurse diskutuan mbi veprimtaritë e përbashkëta në të ardhmen. Në këtë proces konsultimi, me kënaqësi u vu re se ekzistonin një sërë fushash veprimi të njërit institucion ku konstatohej qartë nevoja e kontributit të tjetrit për përmbushjen me sukses të objektivave. Pikërisht këto gjetje përbëjnë bazën e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar sot.
Garancia e suksesit në punën e përbashkët, për mos ta lënë këtë dokument në sirtar, është energjia dhe gatishmëria e të dy palëve për bashkëpunim. Kjo gatishmëri është manifestuar  qartazi reciprokisht në të gjitha kontaktet e deritanishme.
Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë ne Universitetin Epoka dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile Shqiptare janë angazhuar maksimalisht në zbatimin e detyrimeve të memorandumit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share