arrow

news

Drejtori i Qendrės pėr Studime Europiane (CES) pranė Universitetit Epoka kontribuon nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė Kėshillit Atlantik tė Shqipėrisė (ACA)

February 26th, 2015

Me datë 26 Shkurt 2015, Këshilli Atlantik i Shqipërisë organizoi konferencën ndërkombëtare vjetore të 18të “NATO përballë sfidave të fundit të sigurisë Euro-Atlantike”. Në këtë konferencë morën pjesë folës nga Shqipëria, Italia, Greqia, Ukraina, Moldavia, dhe nga rajoni si Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Pjesëmarrësit ishin ekspertë të sigurisë, studentë, përfaqësues të shërbimeve diplomatike në Tiranë, oficerë ushtarakë, profesorë, pjesëtarë të Këshillit Atlantik të Shqipërisë, gazetarë, etj.
Konferenca u hap nga Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Dr. Arian Starova duke mirëpritur çdo pjesëmarrës dhe folës. Duke vazhduar më tej Dr. Starova shtjelloi disa aspekte të partneriteteve të NATO-s duke u fokusuar në tre fusha kryesore: 
Së pari, në një pamje historike të shfaqjes së politikave të partneritetit të NATO-s,
së dyti, në një pamje të përgjithshme të sukseseve të politikës së partneritetit në njëzet vjet,
dhe së treti, e ardhmja e partneritetit të NATO-s si një politikë kyçe për kooperimin e NATO-s. 
As. Prof. Dr. Bekir Çinar, Drejtor i Qendrës për Studime Europiane në Universitetin Epoka, Shqipëri, prezantoi një pamje të përgjithshme të terrorizmit si një kërcënim të sigurisë duke analizuar përkufizimin, shkaqet dhe rrënjët e terrorizmit. Prezantimi tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve dhe u cilësua si prezantimi më i mirë i konferencës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share