arrow

news

Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania vizitoi Universitetin Epoka

November 30th, 2016

Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania vizitoi Universitetin Epoka

Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania vizitoi Universitetin Epoka

Më 25 nëntor 2016, z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Anëtar i Këshillit Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania, vizitoi Universitetin Epoka dhe mbajti një takim me Rektorin, Prof. Dr. Güngör Turan si dhe me autoritetet e tjera drejtuese të Universitetit. 
Gjatë takimit, të dyja palët theksuan bashkëpunimin shumë të frytshëm dhe të vlefshëm të krijuar ndërmjet Intesa Sanpaolo Bank dhe Universitetit Epoka dhe në të njëjtën kohë, shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për të zhvilluar më tej marrëdhënien dypalëshe ekzistuese. 
Në këtë kontekst, si në vitet e mëparshme, Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vazhdojë të ofrojë mundësi punësimi dhe praktika mësimore për të diplomuarit në programet e studimit të ofruara nga Universiteti Epoka dhe në te njëjtën kohë, Universiteti Epoka do të sigurojë që të diplomuarit nga programet respektive të studimit të pajisen me dije dhe aftësitë e nevojshme të kërkuara nga sektori bankar shqiptar në përgjithësi, i cili evoluon me hapa të shpejta, dhe nga Intesa Sanpaolo Bank Albania në veçanti.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share