arrow

news

DREAM BUSINESS 2014, Konkursi i Dytė Ndėrkombėtar pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

January 20th, 2014

DREAM BUSINESS 2014, Konkursi i Dytė Ndėrkombėtar pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

DREAM BUSINESS 2014, Konkursi i Dytė Ndėrkombėtar pėr Nxėnėsit e Shkollave tė Mesme

Konkursi i Dytë Ndërkombëtar “DREAM BUSINESS 2014” është një organizim ndërkombëtar i fokusuar eksluzivisht në inovacionin dhe sipërmarrje biznesi. Ky konkurs synon të përzgjedhë nxënësit me rezultate të shkëlqyera, të talentuar dhe me dhunti të spikatura, kryesisht në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Konkursi “DREAM BUSINESS 2014” është një mundësi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme (publike ose private), të liçensuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, apo institucionet ekuivalente në vendet e tjera të rajonit, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Universiteti Epoka përmes këtij konkursi synon të përzgjedhë dhe mbështesë nxënësit e talentuar gjatë gjithë periudhës së studimit dhe në karrierën e tyre profesionale apo akademike, përmes bursave të ofruara.

TEMATIKAT E PROJEKTIT

  • Inovacion dhe teknologji
  • Planifikim biznesi
  • Ide të reja për markën (brand)
  • Ekonomi e Gjelbër
  • Gratë sipërmarrëse
  • Krijim industrie të re
  • Liçensim (franchising)
  • Sipërmarrje dhe zhvillim
  • Përgjegjësia Sociale dhe Etika në Biznes
  • E-Biznesi

FAZA E PARË: Peridha e Aplikimeve  01 shkurt 2014 – 19 Prill 2014
Në fazën e parë të konkursit nxënësve u kërkohet që të krijojnë dhe të përfytyrojnë një ide/projekt apo kompani imagjinare. Në këtë rast e gjitha ka të bëjë me idetë e reja dhe inovative. Idetë dhe projektet mund të jenë krijimi i një biznesi të ri, i cili u mundëson atyre (nxënësve) të jenë sipërmarrës të rinj ose të gjenerojnë një ide ekzistuese në vendin e tyre të origjinës.

FAZA E DYTË: Shpallja e projekteve më të mira 02 Maj 2014

KONKURSI – 06 Maj 2014 (Prezantimi i Projekteve)

ÇMIMET

  • Projekti i I-rë    75% bursë studimi
  • Projekti i II-të    50% bursë studimi
  • Projekti i II-të    25% bursë studimi

* Bursat e studimit janë të vlefshme vetëm për programet Administrim Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar e Logjistikë.

Projektet tuaja mund t’i dërgoni në adresat e mëposhtme të e-mail dreambusiness@epoka.edu.al ose sgruda@epoka.edu.al

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share