arrow

news

DREAM BUSINESS 2013, Universiteti Epoka organizon konkursin e parė ndėrkombėtar pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

March 4th, 2013

DREAM BUSINESS 2013, Universiteti Epoka organizon konkursin e parė ndėrkombėtar pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

DREAM BUSINESS 2013, Universiteti Epoka organizon konkursin e parė ndėrkombėtar pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

Konkursi Ndërkombëtar “DREAM BUSINESS 2013” është një organizim ndërkombëtar i fokusuar eksluzivisht në inovacionin dhe sipërmarrje biznesi. Konkursi synon të përzgjedhë nxënësit me rezultate të shkëlqyera, të talentuar dhe me dhunti të spikatura, kryesisht në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Universiteti Epoka, përmes këtij konkursi synon të përzgjedhë dhe mbështesë këta nxënës gjatë përiudhës së studimit dhe karrierën e tyre, përmes bursava.

Tema të mundshme për projektin

  • Inovacion dhe Teknologji
  • Planifikim biznesi
  • Ide të reja për Markën (Brand)
  • Ekonomia Green
  • Gratë lidere
  • Krijim Industrie të re
  • Liçensim (Franchising)
  • Sipërmarrje dhe Zhvillim
  • Përgjegjësi Sociale dhe Etika në Biznes
  • E-Business

Kush mund të aplikojë?
Konkursi Ndërkombëtar “DREAM BUSINESS 2013” është një mundësi e hapur për të gjithë nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta të Shkollave të Mesme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjuha e konkursit do të jetë Anglishtja. Aplikimet dhe konkurimi do të jetë individual. Projekti duhet të jetë i hartuar në përputhje me formatin e dhënë në adresën: www.epoka.edu.al/dreambusiness

Komisioni mbikqyrës
Prof. Dr. Güngör TURAN, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Administrative në Universitetin Epoka
Assist. Prof. Dr. Mustafa ÜÇ, Shef i Departamentit të Administrim Biznesit në Universitetin Epoka
Z. Murat KIYAN, Drejtori i Përgjithshëm i Everest sh.p.k.
Z.  Orkunt YOZGAT, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile
Z. Turan San, Menaxher Dege në Bankën Kombëtare Tregtare

Kalendari
01 Shkurt – 19 Prill 2013       Fillimi i Aplikimeve dhe Dorëzimi i Projekteve
2 Maj 2013                                Publikimi i dhjetë projekteve më të mira
6 Maj 2013                                Konkursi (Prezantimi i dhjetë projekteve më të mira)


Çmimet
Projekti i I-rë  75 % Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Projekti i II-të  50 % Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Projekti i II-të  25 % Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

*Bursa është e vlefshme për degët e Administrim Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhimi Logjistike
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share