arrow

news

Dr. Odeta Barbullushi, Zėvėndės Ministre e Punėve tė Jashtme viziton Universitetin Epoka

May 17th, 2016

Dr. Odeta Barbullushi, Zėvėndės Ministre e Punėve tė Jashtme viziton Universitetin Epoka

Dr. Odeta Barbullushi, Zėvėndės Ministre e Punėve tė Jashtme viziton Universitetin Epoka

Në 12 maj 2016, Rektori i Universitetit Epoka  Prof. Dr. Güngör Turan bashkë me Përgjegjësin e Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Assoc. Prof. Dr. Salih Özcan patën këaqësinë të mirëprisnin të ftuarën e nderit, Dr. Odeta Barbullushi, Zëvëndës Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Kampusin e Universitetit Epoka. Eventi nisi me fjalët hyrëse të profesor Özcan, ku ai theksoi rëndësinë e diskutimit të politikës së jashtme të Shqipërisë përballë sfidave aktuale rajonale dhe globale. Dr. Odeta Barbullushi diskutoi rreth “Analizës Strategjike të Politikës së Jashtme të Shqipërisë: Sfidat drejt integrimit në BE dhe Sigurisë”. Gjatë diskutimit, Dr. Odeta foli për relatat e Shqipërisë me vendet e rajonit , në nivel bilateral ashtu si dhe në kontekstin e organizatave ndërkombëtare, duke vijuar më pas me marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në dhe shtetet anëtare të BE-së. Në përfundim të forumit Dr. Barbullushi iu përgjigj pyetjeve të bëra nga studentët mbi çështjet e identitetit Shqipëtar në proçesin e integrimit në BE dhe strategjitë qeveritare për t’u përballur me qëllimet e ekstremistëve të djathtë në vende anëtare të rëndësishme të BE-së.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share