arrow

news

Dr. Albana Halili prezantoi ne aktivitetin BEMA2014 te Projektit ne vazhdim COST ne Mulhouse, France

December 24th, 2014

Dr. Albana Halili prezantoi ne aktivitetin BEMA2014 te Projektit ne vazhdim COST ne Mulhouse, France

Dr. Albana Halili prezantoi ne aktivitetin BEMA2014 te Projektit ne vazhdim COST ne Mulhouse, France

Ne datat 16-18 Dhjetor, Dr. Albana Halili mori pjese ne mbledhjen e titulluar "Biomedical electrospun materials and applications: Drug delivery systems and 3D structures" (BEMA 2014) ne Mulhouse, France. Ky takim ishte ne kontekstin e projektit ne vazhdim MP1206 COST: "Electrospun Nano-fibres for bio-inspired composite materials and innovative industrial applications", ne te cilin Universiteti Epoka eshte institucion pjesemarres. Aksionet COST jane instrumente fleksibel, te shpejte, efektive dhe efikas ne formimin e rrjeteve te bashkepunimit dhe kordinimit te kerkuesve per realizimin e aktiviteteve te tyre shkencore. 
 
Rreth 20 kerkues shkencore prezantuan punimet e tyre dhe shume te tjere moren pjese me prezantim poster. Mes tyre dha dy prezantime shume informative profesori i shquar ne fushen e Shkencave Polimerike nga Universiteti Akron (USA), Dr. Darrell H. Reneker. Dr. Halili prezantoi me goje temen: "Electrospun Natural/Synthetic Nanofibers for Orthopedic Applications", ku paraqiti aplikimin e nano/mikrofibrave natyrale dhe sintetike ne inxhinierine e indeve (kockore dhe meniskus) dhe konkludoi me sfidat ne vazhdim. 
 
Fokusi i takimit ishte diskutimi dhe shkembimi i informacionit mbi aplikimet biomedikale te nanofibrave duke mbledhur eksperte Europiane ne kete fushe dhe duke realizuar formimin e nje rrjeti intensiv akademik. Takimi dha mundesine e forcimit te lidhjeve mes anetareve te Grupit te Punes dhe lehtesoi mundesine e shkembimit te mevonshem te kandidateve nen kategorine e ‘short-term scientific mission (STSM)’. Gjithashtu u diskutua mundesia e fomimit te konsorciumeve per aplikime ne projektet Horizon2020.
 
Ky aktivitet adresoi dhe aspekte ne lidhje me ceshtje biomedikale, mjekesore, ekonomike, mjedisore dhe sociale. U diskutua mbi ndertimin e databazave (te dhenave) te karakteristikave te nanofibrave, formimin e protokolleve per prodhimin e tyre, marredhenjet structure/karakteristike te nanofibrave, avantazhet ne mjekesi dhe impaktet mjedisore te tyre, duke perfshsire akademine, institucionet kerkimore dhe gjithashtu industrine. Qellimi kryesor ishte sigurimi i pjesemarresve me ekspertizen dhe teknologjite me te fundit te procesit ‘electrospinning’, me qellim perdorimin e nanofibrave ne shkencat biomedikale.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share