arrow

news

Ditė informative pėr programet kėrkimore tė UE

April 27th, 2016

Ditė informative pėr programet kėrkimore tė UE

Ditė informative pėr programet kėrkimore tė UE

Zyra e Kërkimeve dhe Projekteve në Universitetin Epoka në bashkëpunim me Agjensinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI ), më 26 prill,  organizuan një seancë informuese në "Programet e Kërkimi të BE-së dhe Menaxhimi i Projekteve". Fokusi kryesor i seminarit ishte njohja e stafit akademik të Universitetit Epoka me qasjen në kërkimet e BE-së. Si i tillë, seminari ishte i përqëndruar në tre tematika. Në pjesën e parë, stafi i Universitetit Epoka, u njoh me programin  HORIZON 2020, korniza e fundit e Bashkimit Europian për kërkime dhe inovacionin. Temat kryesore të diskutuara kishin të bënin me tre shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet HORIZON 2020; Excellence Science, Industrial Leadership dhe Societal Challenge. Një tjetër temë e trajtuar në këtë seminar ishte “European Research Area”, ku stafi akademik i Universitetit Epoka u njoh me strategjitë më efektive në bashkëpunimet kërkimore dhe programet “staff mobility”. Në pjesën e fundit të seminarit, përfaqësues të AKTI-t bënë një prezantim të shkurtër rreth EURAXESS, një iniciativë unike evropiane, e cila mbështet studiuesit në karrierën e tyre kërkimore. Në fund të seminarit , stafi akademik i Universitetit Epoka dhe përfaqësues të Agjensisë së  Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit shkëmbyen ide për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e hulumtimit. Të dy institucionet janë shprehur të gatshme për të konsoliduar bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e kërkimit, jo vetëm në kuadër të iniciativave evropiane, por edhe më gjerë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share