arrow

news

Diplomante e Universitetit Epoka, Regina Vathi, pėrfiton bursė tė plotė nė Universitetin e Oksfordit.

October 1st, 2015

Diplomante e Universitetit Epoka, Regina Vathi, pėrfiton bursė tė plotė nė Universitetin e Oksfordit.

Diplomante e Universitetit Epoka, Regina Vathi, pėrfiton bursė tė plotė nė Universitetin e Oksfordit.

Regina Vathi, diplomante e Universitetit Epoka, si edhe asistente kërkimore në Departamentin e Arkitekturës, është pranuar në programin Master i Shkencave në Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban të Departamentit të Edukimit të Vazhdueshëm, Universiteti i Oksfordit, me bursë të plotë akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si pasojë e rezultateve të saja të shkëlqyera, duke u bërë pjesë e Ekselencës Shqiptare në Arsim. Programi është në partneritet me fondacionin “Prince’s Foundation for Building Community” dhe është një program i akredituar pjesë e partneritetit “Royal Institution of Chartered Surveryors University”.

Regina u rendit e Para e të Diplomuarve të vitit 2014 në Programin Bachelor në Arkitekturë dhe thekson se përvoja e saj si studente dhe asistente kërkimore në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin Epoka i kanë dhënë asaj dije dhe aftësi te vlefshme në arkitekturë dhe urbanistikë. Ajo është e bindur se pjesëmarrja në këtë program do të jetë një kthesë e rëndësishme në karrierën e saj, e cila do të shtrojë rrugën për përvoja dhe arritje akademike dhe profesionale të vyera, duke përfshirë edhe mundësinë për kontribuar në qëndrueshmërinë e ambientit urban në Shqipëri.

Është ëndrra e shumë studentëve që të vazhdojnë studimet në universitete të tilla prestigjoze si ai i Oksfordit. Ajo pati një ëndërr.... dhe po shkon drejt realizimit të saj.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share