arrow

news

Dilemat mbi etikėn politike dhe atė akademike

December 6th, 2014

Dilemat mbi etikėn politike dhe atė akademike

Dilemat mbi etikėn politike dhe atė akademike

‘Conflict Resolution Club’ dhe ‘Academics Club’ organizuan një forum të hapur të titulluar ‘Dilemat mbi etikën politike dhe atë akademike’. Qëllimi i këtij forumi ishte të prezantonte studentët me sfidat më të mëdha etike në jetën akademike dhe atë politike të para nga këndveshtrimi i të ftuares së nderit Dr. Grida Duma si një figurë e spikatur si në jetën akademike dhe atë politike në Shqipëri. Dr. Grida Duma është lektore dhe gjithashtu ka mbajtur postin e Zv. Ministres së Integrimit të Shqipërise dhe së fundmi është Sekretare e përgjithshme e marrëdhënieve me publikun pranë Partisë Demokratike.
Forumi ishte ndërtuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve të hapura dhe Znj. Duma mirëpriti pyetjet nga studentët dhe stafi i Universitetit Epoka. Ajo ilustroi eksperiencën personale dhe opinionet në lidhje me temën e forumit dhe nënvizoi aresyet pse ajo si akademike ndërmorri jetën politike; dilemat më të medha dhe sfidat e saj në rrugën nga bota akademike në atë politike, dhe problemet e ndërthurjes të ketyre sferave me njera tjetren.
Etika në politikë mungon. Ky eshte besimi I Znj. Duma dhe kjo ka qëne një nga sfidat e saj kryesore përpara hyrjes në politikë. Gjithashtu nuk mund të veprohet dhe flitet si në botën akademike ashtu dhe në politike pasi në politikë kërkohet perdorimi i nje gjuhe që të kuptohet nga cdo shtresë e shoqërise.   
Mbas forumit Znj. Duma takoi Assist. Prof. Dr. Salih Ozcan, Drejtuesin e Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare ku ajo shprehu konsideratën më të mire për Universitetin Epoka si dhe u diskutua për aktivitete dhe bashkëpunimin ne vazhdimesi.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share