arrow

news

Deputetja Esmeralda Shkjau: Sfidat e rinisė Shqiptare nė rrugėn e suksesit

February 3rd, 2015

Deputetja Esmeralda Shkjau: Sfidat e rinisė Shqiptare nė rrugėn e suksesit

Deputetja Esmeralda Shkjau: Sfidat e rinisė Shqiptare nė rrugėn e suksesit

Deputetja Esmeralda Shkjau: Sfidat e rinisë Shqiptare në rrugën e suksesit

Në moshën 31 vjeçare, tashmë anëtare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Znjsh. Shkjau vë në dukje se ka 8 vjet përvojë në aktivitete vullnetare. "Unë nuk e mendoja kurrë se do të bëhesha deputete" thotë ajo në forumin e hapur të  organizuar nga Klubi Studentor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Besimi dhe respekti për të rinjtë Shqiptarë ka baza të forta, ndërkohë sfida mbetet përfshirja e tyre. Të rinjtë duhet të jenë me mendje të hapur dhe të gatshëm për të provuar internshipe / shkëmbime të përvojës dhe nëse kjo nuk është një punë e paguar, pasi kjo është e rëndësishme për të përfituar përvojë. Znjsh Shkjau është e gatshme që së bashku me studentët e Universitetit Epoka të ndërmarrë kontakt me Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale dhe disa biznese në mënyrë që të ndërtohen plane aktivitetetesh konkrete dhe të lehtësohen mundesitë e internship-eve.

Puna vullnetare ka marrë ngjyresa negative në Shqipëri, sepse ajo sjell kujtime nga koha e komunizmit. Në fakt tani është koha e duhur për ta rigjallëruar atë. Në të vërtetë, znjsh Shkjau vazhdon të punojë me grupet vulnerabël. Aktivizmi dhe ndihma vullnetare janë të rëndesishme për shoqëritë. "Shqipëria është një vend i shkëlqyer ku të rinjtë ende mund të jenë pionier pasi ka aq shumë për të bërë" vuri në dukje ajo, duke sjellë në qendër të vëmendjes rastin e Vojsava Arapit. Mbuluar gjerësisht dhe nga mediat, rasti i saj vë në dukje viktimat e abuzimit në familje. Ka shumë Vojsava-sa  dhe ato kanë nevojë për ndihmë. E dedikuar për rastin në fjalë, tashmë po bëhet e mundur që Vojsavës ti ofrohet një strehë, shpresa ështe që të realizohet brenda muajit prill. Znjsh Shkjau kërkoi nga studentët e Universitetit Epoka të ndihmojnë me një plan biznesi ose një studim tregu. Vojsava, thotë ajo, do të hapë një dyqan dhe për të prodhuar byrekë dhe i duhet një plan i tillë. Një student nga Universiteti Epoka u ofrua gjatë forumit te hapur për të bërë një plan biznesi për Vojsavën. Rëndësia e përfshirjes të anëtarëve të Parlamentit Shqiptar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe rastet e tilla specifike të ndërhyrjes sollën një perspektivë realiste për praktikat më të mira të veprimeve të ndërmarra.

Në vend të drograve, të rinjtë duhet të zgjedhin sportet. Shërbimet edukative kundër drogës duhet të mbulohen në arsimin fillor dhe atë të mesëm. Në këto nivele arsimore nuk ka psikologë, ose ata nuk janë aktive apo nuk funksionojnë në baze të rolit të tyre. Shoqëria është shpesh indiferente ndaj problemeve të komunitetit. Kështu, Znjsh  Shkjau i kërkoi studentëve të Universitetit Epoka që të jenë shembulli më i mirë për shoqërinë Shqiptare. "Të pasurit e njohurive nuk është e plotë, zbatimi I tyre është shumë i rëndësishëm", thotë ajo. Studentët theksuan se përtej marrjes me problemet e drogës, të cilat deri diku janë një zgjedhje; një konsideratë për t'u marrë me varfërinë duhet të bëhet njëkohësisht. Në fakt Shqipëria ka një indeks global të varfërisë shumë problematik.

Znjsh. Shkjau, gjatë forumit të hapur tregoi se kishte nisur punen si përkthyese, jo për shkak se është edukuar për Italisht por sepse e ka vleresuar dhe mësuar këtë gjuhë mjaft mirë, ka punuar për 3 vjet në një firmë mode. Ka studiuar Menaxhim Biznes ku dhe iu ofrua një bursë pas vetëm 6 muajsh pasi ishte shumë aktive në aktivitetet qe organizoheshin në Universitet. Ajo ka jetuar në Gjermani dhe realizuar një emision radiofonik. Bazuar në përvojën e saj, znjsh Shkjau mendon se suksesi nuk është domosdoshmërisht i lidhur me njohjen e njerëzve të fuqishëm, por ka me tepër lidhje me impulsin pozitiv, punën dhe këmbënguljen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share