arrow

news

Departamenti i Sistemeve tė Informacionit dhe Menaxhimit, Universiteti i Salernos, Itali, viziton Universitetin Epoka.

February 15th, 2017

Departamenti i Sistemeve tė Informacionit dhe Menaxhimit, Universiteti i Salernos, Itali, viziton Universitetin Epoka.

Departamenti i Sistemeve tė Informacionit dhe Menaxhimit, Universiteti i Salernos, Itali, viziton Universitetin Epoka.

Më 13-14 shkurt, 2017, të ftuarit nga Departamenti i Sistemeve të Informacionit dhe Menaxhimit, Universiteti i Salernos, Itali, vizituan Departamentin e Administrim Biznesit të Universitetit Epoka në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga të dy universitetet. Kjo marrëveshje synon bashkëpunimin kërkimor dhe shkëmbimin e eksperiencave akademike midis institucioneve. Nisur nga qëllimi i implementimit të kësaj marrëveshjeje, u mbajt një mbledhje e përbashkët ku lideri i grupit, Prof. Francesco Polese, në të njëjtën kohë Drejtor i Qendrës Kërkimore SIMAS, hapi seancën me një prezantim shumë-disiplinor për kolegët e Departamentit të Administrim Biznesit. Pjesë e grupit vizitues, Prof. Maria Ciasullo, Dr. Debora Sarno, Dr. Orlando Troisi, dhe Dr. Luca Carrubbo shprehën pikëpamjet dhe eksperiencat e tyre duke nënvizuar bashkëpunimin me stafin akademik të Departamentit të Administrim Biznesit. Fokusi primar ishte mbi Shkencat e Shërbimit, Teoritë e Sistemeve, Menaxhimi i Operacioneve dhe Krijimi i Vlerave. Prof. Polese gjithashtu prezantoi mundësite kërkimore për Projekte Europiane e më tej, pikëpamjet shkencore të Qendrës Kërkimore SIMAS dhe një përshkrim të shkurtër për eventin e ardhshëm prestigjoz “Forumi i Napolit në Shërbim 2017”.
 
Universiteti Epoka dhe Universiteti i Salernos po bashkëveprojnë për konktretizimin e një progami mobiliteti nëpërmjet Programit Erasmus +.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share