arrow

news

Departamenti i Inxhinierisė Kompjuterike organizon fazėn finale tė konkursit IMoPC2013

May 13th, 2013

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike organizoi më 11 maj, 2013, fazën finale të konkursit "Mendjet Inteligjente" ne programin(IMoPC). Konkursi "Mendjet Inteligjente" ne programin(IMoPC) është një konkurs që zhvillohet mes studentëve të Universitetit Epoka, të cilët ishin të organizuar në 12 grupe të ndryshme. Finalistët pjesmarrës në këtë konkurs, konkuruan në ambientet e laboratorit kompjuterik të Universitetit Epoka. Gjatë fazave përfundimtare, studentëve iu kërkua t’i përgjigjeshin përmes internetit 15 pyetjeve në të tri garat. Për çdo fazë të garës, studentët kishin në dispozicion rreth pesë orë për zgjdhjen e problemeve. Grupi XDNA i përbërë nga Andi Gjoka, Nertil Zhuri, David Veliu dhe Xhulja Shahini ishte fituesi përfundimtar i konkursit, megjithëse nuk rezultoi e mjaftueshme për t’u vlerësuar maksimalish. Në fund të konkursit, grupi 1337 arriti të zgjidhe të 12 pyetjet brenda 1556 minuta, duke fituar në këtë mënyrë dhe vendin e parë në garë. Ekipi i QËERTY fitoi vendin e dytë  në konkursi. Ndërsa grupi Master1 humbi vendin e tretë në minutën e fundit, duke i lënë vendin AGIRLS + +, të cilët u shpallën të tretët e këtij konkursi.

Kjo është dhe renditja përfundimtare:

 

Poz Emri Grupit Stud. 1 Stud. 2 Stud. 3 Stud. 4 P. e zgjidhura Koha 
Vendi 1 1337 A. Meti Y. Canaj K. Shehu S. Bushaj 12 1556
Vendi 2  QWERTY  N. Kipi J. Hebaj E. Abazi E. Doko  10 1554
Vendi 3  AGIRLS++ A. Bega Xh. Haka D. Maze O. Gjetaj 9 1535
Vendi 4 Master1 M. Gashi - - - 9  2066
 

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share