arrow

news

Departamenti i Inxhinieri Kompjuterike organizon konkursin “Informatics Stars Online Programming Contests”

March 11th, 2013

Departamenti i Inxhinieri Kompjuterike organizon konkursin “Informatics Stars Online Programming Contests”

Departamenti i Inxhinieri Kompjuterike organizon konkursin “Informatics Stars Online Programming Contests”

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka organizoi më 9 mars 2013 konkursin “Informatics Stars Online Programming Contests”, i cili ka si qëllim kryesor të zhvillojë dhe rrisë aftësitë programuese tek nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi ISOPC 2013 gjithashtu synon të ndihmojë brezat e rinj që të zhvillojnë aftësitë e tyre programuese si dhe të përdorin aftësitë dhe njohuritë e fituara për të ofruar zgjidhje të reja dhe krijuese, duke kontribuar në shoqërinsë shqiptare përmes në shkencave kompjuterike. Rreth 16 maturantët nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në fazën finale të këtij konkursi dhe gjashtë prej tyre u vlerësuar me çmime të veçanta nga juria e këtij konkursi.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, duke përshendetur finalistët e këtij konkursi falenderoi Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike për organizimin e aktiviteteve që vlerësojnë njohuritë dhe punën e nxënësve të shkollave të mesme. "Jam ndier shumë i entuziazmuar që në fillim të këtij konkursi dhe kam besuar në suksesin e saj. Studentët shqiptarë janë shumë të zgjuar dhe punëtorë njëkohësisht. Universiteti Epoka është një nga universitetet më të mira në Shqipëri dhe ne jemi krenarë që punojmë me studentët më të mirë në çdo fushë. Ky është një konkurs, një garë mes jush dhe sigurisht që ne do të vlerësojmë fituesit me çmimet. Mendoj se këto çmime nuk janë shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Gjëja më e rëndësishme për të ardhmen tuaj është të jeni të suksesshëm në të jetë dhe në të ardhken tuaj. Besoj se ju do të jetë të suksesshëm dhe ne do të donim t’ju ftonim që të studioni në universitetin tonë, sepse Universiteti Epoka është një mbështetës i përhershëm i studentëve të sukseshëm ", u shpreh Prof.Dr. Altın.

Shef i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterik ndau me të pranishmit pikëpamjet e tij kryesore në lidhje me konkursin dhe tha se aktiviteti në fjalë është konceptuar si një mundësi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Ai tha se Universiteti Epoka do të vazhdojë të mbështesë studentët e suksesshëm dhe të talentuar edhe në të ardhmen.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzin Altın ndanë certifikatat dhe çmimet për fituesit e këtij konkursi në ceremoninë e organizuar më këtë rast.

Fituesit e konkursit:

Vendi i I-rë Arnold Drita - Kolegji Mehmet Akif
Vendi i II-të Krist Ligori – Kolegji Turgut Ozal Tiranë
Vendi i II-të  Devid Duma – Kolegji Turgut Ozal Durrës
Vendi i III-të  Evis Hoxha from – Kolegji Turgut Ozal Durrës
Vendi i III-të Xhesika Koroveshi – Kolegji Turgut Ozal Durrës
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share