arrow

news

Departamenti i Arkitekturės organizoi Konkursin e Tretė Ndėrkombėtar mbi Bazat e Projektimit pėr Maturantėt e Shkollave tė Mesme

May 23rd, 2013

Departamenti i Arkitekturës organizoi Konkursin e Tretë Ndërkombëtar mbi Bazat e Projektimit për Maturantët e Shkollave të Mesme, i cili për të tretin vit rradhazi u zhvillua në ambientet e Universitetit Epoka në datat 10, 11 dhe 12 maj 2013.

Pas suksesit të dy organizimeve të viteve të mëparshme, konkursi këtë vit ishte edhe më i suksesshëm për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve nga Shqipëria dhe vende të tjera, të cilët për tre ditë me rradhë patën mundësi të marrin pjesë në seminaret e organizuara nga Departamenti i Arkitekturës. Gjatë tre ditëve nxënësit pjesëmarrës treguan aftësitë e tyre duke paraqitur dhe një produkt final.

Në ditën e parë nxënësit u njohën me instruktorët dhe temat mbi të cilat do të realizonin projektet e tyre në dy ditët në vazhdim të konkursit. Ndërkohë në ditën e dytë , ata  u fokusuan në ideimin dhe realizimin e modeleve dhe posterave dhe prezantimin e ideve të tyre. Në fund të ditës së tretë nxënësit prezantuan punimet dhe konceptet e tyre para anëtarëve të jurisë dhe pjësmarrësve të tjerë.

Pas vlerësimit të projekteve dhe ideve të studentëve pjesmarrës në këtë konkurs, të shtunën e kaluar Departamenti i Arkitekturës ndau dhe çmimet në një ceremoni ku ishin të pranishëm prindër dhe të ftuar të shumtë.

Çmimet e konkursit janë si më poshtë:

Vendi i Parë: 75% bursë studimi - Jorela KARRIQI, Kolegji "Mehmet Akif", Librazhd
Vendi i Dytë: 50% bursë studimi - Vilma PICARI, Kolegji "Mehmet Akif", Tiranë
Vendi i Tretë : 25% bursë studimi - Adonel MYZYRI, Shkolla e Mesme "Ibrahim Muça", Librazhd
Modeli më i mirë arkitekturor - Floriana HYSI, Greqi
Koncepti më i mirë - Enea SERJANI, Shkolla e Mesme "Asim Zeneli", Gjirokastër
Prezantimi më i mirë - Ervila KAZAZI, Shkolla e Mesme "28 Nëntori", Shkodër
Prezantimi më i mirë i tektstit - Gent SHEHU, Kolegji "Jahja Kemal", Shkup
Posteri më i mirë - Eduina ZEKAJ, "Siri Shapllo", Gjirokastër
Çmimi i publikut për Fazën e Parë - Blerina IMERAJ, Shkolla e Mesme Private "Perla", Vlorë
Çmimi i Publikut për Fazën e Dytë - Olsa SHEHU, Shkolla e Mesme "Seit Najdeni", Peshkopi

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share