arrow

news

Departamenti i Arkitekturės organizoi evenimentin artistik “PASDITE ARTI”

May 13th, 2015

Departamenti i Arkitekturės organizoi evenimentin artistik “PASDITE ARTI”

Departamenti i Arkitekturės organizoi evenimentin artistik “PASDITE ARTI”

Departamenti i Arkitekturës, në datën 13 maj 2015, organizoi në ambientet e Universitetit Epoka evenimentin artistik ‘PASDITE ARTI’. Të ftuar në këtë aktivitet ishin Z. Neli Naço lektor në Departamentin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe pranë Universitetit Fan.S. Noli dhe Z. Gentian Zeka, artist/piktor i artit bashkëkohor.Studentë, akademikë dhe artdashës morën pjesë në këtë aktivitet.

Fillimisht, Z. Neli Naço mbajti një leksion të hapur mbi “Simbolizmin në Arte” duke prezantuar një ndërthurje të simbolizmit në letërsi, pikturë dhe arkitekturë. Evenimenti vazhdoi me çeljen e ekspozitës ‘Made in A’ të piktorit Z. Gentian Zeka e cila sjell një kolazh prej rreth 40 punësh të realizuara me një teknikë të përzierë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share