arrow

news

Departamenti i Arkitekturės nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe bashkėpunimi me Departamentin e Arkitekturės nė Universitetin Özyeğin

December 28th, 2013

Departamenti i Arkitekturės nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe bashkėpunimi me Departamentin e Arkitekturės nė Universitetin Özyeğin

Departamenti i Arkitekturės nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe bashkėpunimi me Departamentin e Arkitekturės nė Universitetin Özyeğin

Departamenti i Arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë të Universitetit Epoka dhe Departamenti i Arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit të Universitetit Özyeğin me datë 17 dhjetor 2013 nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim arsimor dhe shkencor.

Të dy departamentet e arkitekturës, përkatësisht të Universitetit Epoka dhe Özyeğin do të thellojnë bashkëpunimin në arsim dhe kërkime në fusha me interes të përbashkët , të tilla si shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve, aktivitetet kërkimore dhe shkencore të përbashkëta , ligjëratave dhe leksioneve nëpërmjet e-learning , pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, bashkë-organizime të programeve të trajnimit afatshkurtëra , shkëmbimin e materialeve akademike të publikuara, informacione të tjera dhe programet akademike afatshkurtra.

Universiteti Özyeğin është një universitet i ri dhe energjik me qendër në Stamboll, kryeqytetin ekonomik dhe kulturor të Turqisë.Universiteti ka ndërtuar një fakultet konkurues me anëtarët të shquar nga fusha të ndryshme. Rreth 60% e stafit akademik të fakultetit Universiteti Özyeğin vijnë nga 100 universitetet më të mira në mbarë botën, dhe mbi 85 5 e tyre nga 200 universitetit më të mira, çka e bën atë një ndër institucionet akademike më kualitativ.

Në vitin 2012 Universiteti Özyeğin filloi 6 programe të reja universitare duke përfshirë trajnimet e pilotëve, Arti i Gastronomisë dhe Kuzhinës, Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit, Biznes Ndërkombëtar, Inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë. Krahas tyre në këtë universitet ofrohen programe studimi në Administrim Biznes, Sipërmarrje, Financë-Bankë, Psikologji, Juridik, Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Mekanike, Menaxhim Hotel dhe Menaxhimi i Transportit Ajror.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share