arrow

news

Delegacioni Suedez viziton Universitetin Epoka

October 11th, 2013

Delegacioni Suedez viziton Universitetin Epoka

Delegacioni Suedez viziton Universitetin Epoka

Në datën 11 tetor 2013, delegacioni suedez, i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Suedez të Arsimit të Lartë, z. Ulf Melin, i shoqëruar nga Zj. Rebecka Herdevall dhe znj. Anneli Linberg, Koordinatore Programi në Këshillin Suedez të Arsimit të Lartë, si dhe një grup akademikësh nga universitete të ndryshme në Suedi vizituan Universitetin Epoka.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive të  reja të bashkëpunimit, të tilla si projekte të përbashkëta, programe të përbashkëta studimi dhe programe të shkëmbimit midis institucioneve në Suedi dhe Universitetit Epoka. Pas një prezantimi të përgjithshëm të institucioneve përkatëse, palët diskutuan mbi projektet e mundshme  në nivel  departamenti në fusha të caktuara, si arkitekturë, administrim biznesi dhe inxhinieri kompjuterike. Projektet në fjalë mund të zhvillohen në kuadër të programit të ri të BE-së, Erasmus+, i cili pritet t’i japë mundësi Shqipërisë të marrë pjesë si partner, si dhe në kontekstin e Linnaeus-Palme, program shkëmbimi suedez.

Në të njëjtën kohë, Zj. Herdevall dhe Zj. Lindberg, prezantuan për të gjithë stafin e Universitetit “Epoka” mundësitë e reja në kuadër të programeve Erasmus + dhe Linnaeus-Palme.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share