arrow

news

Delegacioni i Modeli i Bashkimi Europian Shqipėri vizitė nė Universitetin Epoka

March 20th, 2013

Delegacioni i Modeli i Bashkimi Europian Shqipėri vizitė nė Universitetin Epoka

Delegacioni i Modeli i Bashkimi Europian Shqipėri vizitė nė Universitetin Epoka

Përfaqësues nga Model i Bashkimit Evropian (MEU), e themeluar në Janar të vitit 2011 nga dega e JEF në Shqipëri, më 20 mars 2013 zhvilloi një vizitë në Universitetin Epoka ku u takuan me Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın. Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, falënderoi delegacionin MEU-Shqipëri për vizitën dhe punën e tyre.

Gjatë takimit delegacioni I MEU-Shqipëri informoi rektorin e Universitit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin rreth projekteve të tyre dhe theksuan faktin se Modeli i Bashkimit Europian është shumë më tepër se një metodë e të mësuarit të institucioneve vendimmarrëse Europiane. Sipas tyre, kjo simulim i dedikohet studentëve që duan të praktikojnë të gjitha njohuritë akademike, në lidhje me Bashkimin Europian dhe që duan të kenë mundësi reale të përdorin direkt teknikën e praktikuar. Ata vunë në dukje se pikërisht kjo mundësi përbën dhe qëllimin kryesor të ekzistencës së MEU-Shqipëri.

Qëllimi kryesor i ekzistencës së MEU Albania është njohja e pjesëmarrësve me procesin e vendim-marrjes së Bashkimit Europian, të cilët kanë të bëjnë me procedurën e zakonshme legjislative në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Europës. Gjatë projekteve të MEU, pjesëmarrësit luajnë rolet e ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, deputetët e Parlamentit Europian, komisionerët e Bashkimit Europian.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share