arrow

news

Dekani dhe Zėvendės Dekani i Fakultetit tė Shkencave Ekonomike dhe Administrative, marrin pjesė nė konferencėn ICESoS'13

May 12th, 2013

Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Prof. Dr. Güngör Turan dhe Zëvendës Dekani i Fakultetit, Assist Prof. Dr. Mustafa Üç morën pjesë në konferencën e ICESoS'13, të mbajtur në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë në datat 10-11 majit 2013. Konferenca ICESoS'13 ishte një aktiviteti i organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Burch.

Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Studimet Ekonomike dhe Social, ICESoS'13 synonte të bashkonte ekspertë, studiues dhe akademikë të cilët përmes analizave dhe zgjidhjeve të mundshme rreth krizës ekonomike dhe asaj të Bashkimit Europian, do të kontribuonin me këndvështrimin e tyre. Konferenca përfundoi më 11 Maj 2013, pas dy ditë diskutimesh dhe paraqitjes së referimeve dhe punimeve të pjesmarrësve.

Në këtë konferencën morën pjesë rreth 350 akademikë nga 16 vende të ndryshme, të cilët prezantuan rreth 250 punime shkencore dhe kërkimore në të dy sesionet e Konferencës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share