arrow

news

Debati:"ta shohėsh apo ta lexosh”

January 27th, 2015

Debati:

Debati:"ta shohėsh apo ta lexosh”

Debati:"ta shohësh apo ta lexosh”

Me  datë 27 janar, klubi studentor "Book Lovers" i Universitetit Epoka, zhvilloi debatin me temë "ta shohësh apo ta lexosh”. Në fokus ishte përplasja e opinioneve rreth përzgjedhjes mes librit dhe filmit, si mediume që hera- herës plotësojnë e hera-herës konkurrojnë njëra-tjetrën.

Librat bëhen filma të famshëm dhe jo anasjelltas.  Nga ana tjetër industria e kinemasë zhvillohet  me ritme galopante ndërkohë që kjo nuk mund të thuhet për industrinë e librit.

Secili nga ne mban me vete të paktën një pajisje dixhitale me ekran. Kjo u provua gjatë debatit,  kur Z. Alban Tartari, lider i grupit ‘pro librave’ u kërkoi të gjithë studentëve prezent të tregonin celularët e tyre. Përtej kësaj, të gjithë bien dakort që të luftosh me ideologjinë që ekrani është më i mirë sesa libri është një mision thjesht i pamundur. Ndërkohë Z. Julian Deda, aktori i mirënjohur i humorit për publikun Shqiptar, udhëheqës i grupit pro aspektit vizual të komunikimit vuri në dukje  që vizualizimi i informacionit në vetvete është paksa si koncepti i ‘fast food.  Kjo thënie pranohet me paksa humor sigurisht. Filmat konsumohen si pjesë e ushqimit të kuriozitetit, ndërkohë që librat kanë brendi emocionale të pakrahasueshme.

Në fund të diskutimit panelistet gjetën dakordësi mbi balancën që ana vizuale duhet të ketë me materialet e shkruara për të përftuar impaktin e plotë të mesazheve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share