arrow

news

“Debati i muajit” organizuar nė Universitetin Epoka nga Young Economists Network (YEN club)

January 10th, 2015

“Debati i muajit” organizuar nė Universitetin Epoka nga Young Economists Network (YEN club)

“Debati i muajit” organizuar nė Universitetin Epoka nga Young Economists Network (YEN club)

A është media sociale një botë reale apo falso? Si po ndikon ajo në jetët dhe privatësinë tonë? Cila është vlera e kontaktit virtual krahasuar me atë njerëzor? Këto pyetje dhe mjaft të tjera u analizuan në debatin e zhvilluar nga dy ekipe profesorësh të Universitetit Epoka. I organizuar nga Young Economists Network, ky debat ishtë i dyti për vitin akademik 2014-2015. Profesorët ishin pozicionuar si PRO dhe KUNDER në lidhje me temën ‘ Efektet positive dhe negative të mediave sociale tek rinia’. Debati u organizua në kohë strikte të vëne në dispozicion ndaj secilës skuadër dhe studentët vlerësuan me votim të hapur ekipin fitues në fund të debatit. 
Ekipi PRO përbehej nga Profesoret: Assoc. Prof. Dr. Bekir ÇINAR, Mirjana Sejdini dhe Dr. Xhimi Hysa dhe ekipi Kunder CON nga Profesoret: Asst. Prof. Dr. Abdulmenaf Sejdini, MSc. Erda Cani dhe Dr. Vusal Gambarov. Argumenta intrigues prekën fusha  dhe teori si: Privatësia humbet që në lindje; njeriu virtual është një makineri; bota virtuale sjell mundesi për të shprehur anën e egër; media sociale ka mundësuar komunikimin më të lire nga pikepamja financiare; mbas kësaj media-je ka disa marketues të fuqishëm etj. Debati ishte o gjallë, në disa raste prekëse dhe në disa të tjera ironike. Studentët e Epokës dhe stafi që ndoqi debatin u larguan me mendime dhe informacione për të konsideruar. Skuadra fituese u vleresua nëpërmjet votave dhe u shpall ekipi KUNDER që perfaqësoi efektet negative që mediat sociale kanë tek rinia.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share