arrow

news

CoRDA vepron, projekti mė i fundit rinovimit tė zyrės sė Ministrit tė Punėve tė Jashtme

February 12th, 2014

CoRDA vepron, projekti mė i fundit rinovimit tė zyrės sė Ministrit tė Punėve tė Jashtme

CoRDA vepron, projekti mė i fundit rinovimit tė zyrės sė Ministrit tė Punėve tė Jashtme

Të premten, 7 shkurt 2014, ekipi i projektimit i CoRDA zhvilloi i takimin e parë me ministrin Z. Bushati, takim i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Takimi konsistoi në prezantimin e ideve të para konceptuale për rinovimin e zyrës, gjithashtu krijimi i atmosferës dhe projektimi i këndit për pritjen e homologëve dhe delegacioneve ndërkombëtare; paraqitja e një plani të ri funksional për këndin e punës së Ministrit duke përfshirë projektimin e personalizuar te tavolinës të punës, raftet-rrethuese; ndriçimin, dhe gjelbërim; riorganizimin e zonës të takimeve, futjen e një tavolinë të re takimesh bashkëkohore; rinovimin e zonave të shërbimit, etj.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar pranisë dhe përdorimit të elementeve që paraqesin historinë, traditën, kulturën, shqiptare, e cila do të pasuroj atmosferën e zyrës të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ekipi i projektimit përbëhet nga të diplomuar dhe studentë të Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka, të koordinuar nga anëtarë e fakultetit.

Qendra Kërkimore dhe e Projektimit në Arkitekturë - CoRDA - në Universitetin Epoka, është themeluar kohët e fundit. Ajo synon të ndërtoj një urë mes industrisë dhe akademisë, duke kontribuar në mjedisin e ndërtuar me ekspertizë dhe kërkimi shkencor. CoRDA ka për qëllim implementimin e strategjive të projektimit duke u bazuar në parime ndërdisiplinore, dhe gjeneruar një projektim të integruar midis shfrytëzuesit dhe projektuesi; dhe zhvillimin e projekteve në të gjitha shkallët nga Arkitektura Urban / Peisazh Design dhe Planifikim. Një nga objektivat kryesore të CoRDA-s është lehtësimi i përfshirjes të studentëve të arkitekturës dhe të diplomuarve në praktikën profesionale. Një nga projektet e para të CoRDA është Projektimi dhe Implementimi i Qendrës Sociale dhe Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka [2011-2013].

Për më shumë informacion ju lutem klikoni KËTU.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share