arrow

news

CoRDA prezanton njė punė kėrkimore nė Ditėn e Drinit

May 21st, 2014

CoRDA prezanton njė punė kėrkimore nė Ditėn e Drinit

CoRDA prezanton njė punė kėrkimore nė Ditėn e Drinit

Ditën e Shtunë, me 17 Maj u organizua Dita e DRINIT për Shqiperinë nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Ky aktivitet u zhvillua në Shkodër, Vau i Dejës, me pjesëmarrjen e qeverisjeve vendore, qëndrore dhe shoqërisë civile.

Departamenti i Arkitekturës i universitetit Epoka së bashku me Qendrën e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë (CoRDA) u ftuan në aktivitet me qëllim paraqitjen e një studimi të kryer mbi temën e menaxhimit dhe rivitalizimin e resurseve ujore në qytetin e Shkodrës.

Projekti kërkimor, së pari produkt i punës semestrale të studentëve të arkitekturës së vitit të katërt, kryer gjatë pjesës së parë të vitit akademik 2013-2014; dhe së dyti ripërpunuar dhe thelluar nga qendra kërkimore e universitetit u shfaq gjatë eventit për të gjithë të pranishmit. “Rivitalizimi i Lumit Buna” synoi të krijojë strategji për:

  • Krijimin e një bregu lumor për të gjithë qytetarët
  • Promovimin dhe zhvillimin e bregut të Bunës në një pikë kryesore për Shkodrën gjatë gjithë muajve të vitit
  • Përdorimin e strategjive të qëndrueshme dhe innovative në projektim
  • Ribashkimin e qytetit me lumin dhe bregun e tij
  • Lartësimin e të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Shkodrës
  • Përmirësimin e aksesit dhe qarkullimit
  • Krijimin e një vizioni që përshtatet me kalimin e kohës
     

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share