arrow

news

CoRDA nė TU Delft

June 30th, 2015

CoRDA nė TU Delft

CoRDA nė TU Delft

"Qendra e Kërkimit dhe e Projektimit në Arkitekturë (CoRDA), si pjesë e ekipit fitues, së bashku me UNLab dhe Openfabric u ftuan për të prezantuar projektin fitues të Ishullit të Beratit në ambientet e universitetit TU Delft, ditën e Premte më 26 Qershor.

Në këtë ngjarje u prezantua Atelier Albania, si njësia organizatore e konkurseve ndërkombëtare në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri, CoRDA si njësi kërkimore pranë Universitetit Epoka dhe njëkohësisht partneri lokal i ekipit fitues, UNLab si studio arkitektonike e specializuar në hapësirën publike, si edhe Openfabric zyrë e specializuar mbi dizenjimin në peisazh.

Ekipet prezantuan projektin fitues të Ishullit të Beratit “Kërkim nëpërmjët Projektimit: gjetja e mënyrave për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore - Linja Jete mes Kujtesës dhe Shndërrimit”.  Në këtë ngjarje gjithashtu u hodhën idetë e para per fazën e mëtejshme të projektit. Prezantimet u ndoqën nga profesorë dhe studentë në TU Delft.

Me pjesëmarrjen e saj në praktika arkitektonike profesionale, CoRDA vazhdon të luajë një rol domethënës në ngritjen e bashkëpunimeve si në rang institucional ashtu edhe në atë individual në Departamentin e Arkitekturës."

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share