arrow

news

CoRDA nė listėn pėrfundimtare tė ArchMarathon Awards

October 23rd, 2014

CoRDA nė listėn pėrfundimtare tė ArchMarathon Awards

CoRDA nė listėn pėrfundimtare tė ArchMarathon Awards

Ndërtesa e Qendrës Sociale dhe Departamentit të Arkitekturës së universitetit Epoka është një nga 45 projektet e përzgjedhura për t’u prezantuar përpara një jurie të përbërë nga gjashtë profesionistë ndërkombëtarë të fushës së arkitekturës në eventin e ArchMarathon Awards.

Ky aktivitet 3-ditor, që konsiston në një garë mes konkurentësh nga e gjithë bota, do të mbahet në Milano në datat 14-16 Nëntor dhe do të shpërndajë 10 çmime për 9 kategori të veçanta arkitekturore.

Përveç konkurimit, eventi ofron për të parën herë një program të zgjeruar, qëllimi kryesor I të cilit është një shkëmbim interaktiv njohurish dhe experience mes kompanive dhe praktikave të arkitekturës ndërkombëtare duke premtuar për krijim mundësish të reja bashkëpunimi.

Ndërtesa, e projektuar nga CoRDA (Qendra e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë) dhe Zambak Architects, garon në kategorinë e Edukimit, në konkurim së bashku me tre kandidatë të tjerë nga India, Italia dhe Tailanda.

http://www.archmarathon.it/epoka-social-center-department-of-architecture/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share