arrow

news

CoRDA fituese e konkursit ndėrkombėtar pėr Ishullin e Osumit nė Berat

June 2nd, 2015

CoRDA fituese e konkursit ndėrkombėtar pėr Ishullin e Osumit nė Berat

CoRDA fituese e konkursit ndėrkombėtar pėr Ishullin e Osumit nė Berat

Nga 12 skuadra pjesëmarrëse në “Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Ishullit të Osumit në Berat”, fituese u zgjodh skuadra UNLab+Openfabric+CoRDA. Kjo përzgjedhje u bazua në kriteret e qartësisë së projektit, përbërjes profesionale të skuadrës dhe metodologjisë së propozuar.
Propozimi i kësaj skuadre u vlerësua mbi të gjitha për përqasjen gjithëpërfshirëse mbi lumin Osum dhe problematikat e tij, të cilave u ofrohen një sërë zgjidhjesh nëpërmjet mënyrave natyrore. Trajtimi i ishullit të Osumit në Berat është bërë duke marrë parasysh këto mënyra dhe duke konsideruar paralelisht ndikimin që ai do t’i sjellë strukturës dhe jetës urbane të qytetit.
Konkursi u shpall në muajin shkurt nga Ministria e Zhvillimit Urban, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania, me qëllim gjetjen e mënyrave për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore duke e përdorur ishullin e Osumit si vend testimi.
Duke ndjekur skemën e bashkëpunimeve mes studiove vendase me ato ndërkombëtare, CoRDA mori pjesë në konkurs së bashku me UNLab dhe Openfabric, dy studio me bazë në Roterdam, Hollandë. Ky proces u ndihmua dhe nga TU Delft, nëpërmjet ekspertëve të fushës së menaxhimit të resurseve ujore.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share