arrow

news

CoRDA dhe Universal nėnshkruajnė Marrėveshje Bashkėpunimi

January 9th, 2014

CoRDA dhe Universal nėnshkruajnė Marrėveshje Bashkėpunimi

CoRDA dhe Universal nėnshkruajnė Marrėveshje Bashkėpunimi

Qendra e Kërkimeve dhe e Projektimit në Arkitekturës në Universitetin Epoka (CoRDA) dhe Universal sh.p.k më 8 janar 2014 nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim dypalësh. Ky Memorandum i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Epoka , Prof. Dr. Remzi ALTIN dhe përfaqësuesi i Universal sh.p.k , z. Endri ZHULEKU. Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy palët do të bashkëpunojnë në fushat me interes të përbashkët profesional dhe akademik. Sipas kësaj marrëveshje të dy zyrat angazhohen të kontribuojnë në kërkimet akademike në sektorin e ndërtimit, duke aplikuar metodat bashkëkohore “të kërkosh duke projektuar” dhe “të projektosh duke kërkuar”.

Të dy palët do të inkurajojnë kontakte të drejtpërdrejta dhe bashkëpunim në fushat me interes të ndërsjelltë në projektet e arkitekturës, strukturës, mekanikës, hidraulikës dhe elektrike. CoRDAa do të luajë një rol përfaqësues në zgjidhjet arkitektonike, ndërsa Universal do të luajë një rol mbështetës në zbatimin e projektit të strukturës. Për aq sa është e mundur, CoRDA do të ofrojë shërbime konsulence dhe mbështetje akademike, profesionale dhe teknike për kompaninë Universal në çështje dhe tema të Fizikës Urbane, Ndërtimin dhe Kontrollin Mjedisor. Marrëveshja parashikon që CoRDA do të ofrojë ligjërata të hapura apo seminare në raste të veçanta, të përcaktuara nga të dy pjesët , ndërsa kompania  Universal  do të mundësojë seminare në raste të veçanta mbi tema të tilla si; Aplikimi i Eurokodeve, Përdorimi i Materialeve Inovative, Legjislacionin në Sektorin e Ndërtimit, Analiza strukturore, Programe Kompjuterike për këto analiza, restaurimin Strukturor të Ndërtesave Historike.

Sipas marrëveshjes në fjalë, Universal angazhohet të ofrojë mundësi praktike dhe punësimi për studentët dhe të diplomuarit në Universitetin Epoka gjatë periudhave të ndryshme të vitit.

Qendra e Kërkimeve dhe e Projektimit në Arkitekturës - CoRDA është njësia më e re kërkimore në Universitetin Epoka, e cila ka për qëllim të ndërtuajë ura bashkëpunimi midis industrisë së ndërtimit dhe botës akademike. Duke kontribuar në kërkime akademike në sektorin e ndërtimit, zbatimin e strategjive të projektimit bazuar në parimet ndërdisiplinore, si dhe duke gjeneruar një dizajn integrues ndërmjet përdoruesit dhe projektuesit dhe të zhvillojë projekte arkitektonike urbane dhe peisazhi. Një nga objektivat kryesore të CoRDA-s është të mundësojë punësimin e studentëve të diplomuar në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin Epoka. CoRDA gjithashtu do të kontribuojnë, duke ofruar alternativa dhe mundësi për praktikë verore për studentët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share