arrow

news

Ēmimi i parė nė Start Up Weekend 4.0

June 1st, 2015

Ēmimi i parė nė Start Up Weekend 4.0

Ēmimi i parė nė Start Up Weekend 4.0

Në datat 29-31 Maj, 2015 u organizua edicioni i katërt i Start Up Weekend Tirana, fokusi i të cilit ishte  turizmi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Eventi u ogranizua në Ministrinë e Kulturës në Tiranë.
Ide inovative që nxisin zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore u sollën nga 11 skuadrat konkuruese midis të cilave spikati skuadra që merrte pjesë nga universiteti Epoka. Skuadra e përbërë nga tre studentë të programit Informatikë Ekonomike, prezantoi aplikacionin tung.al, i cili u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e katërt të Start Up Weekend. Tung.al është një aplikacion i krijuar nga Ermir Korbeci, Enxhi Hamzallari dhe Adela Kadiasi. Në parim, tung.al është një aplikacion i përbërë nga dy veçori kryesore. Veçoria e parë që quhet PAL-point and learn, konsiston në instalimin e barkodeve në të gjitha monumentet e kulturës në Shqipëri dhe turistët nëpërmjet aplikacionit tung.al mund të skanojnë barkodin dhe të marrin informacionin e nevojshëm rreth tij. Pozicioni i të gjithë barkodeve do të paraqitet në një hartë e cila njëkohësisht do të mundësojë për turistët një tur rreth Shqipërisë.
Veçoria e dytë quhet LAR-Location Augmented Reality. Turistët mund të marin informaction të saktë në kohë reale për objektet kulturore shqiptare duke aktivizuar vendndodhjen në smartfonin e tyre dhe duke drejtuar kamerën drejt monumentit.
Tung.al është një ide e cila synon të rrisë turizmin në Shqipëri dhe pritshmëritë e turistëve që vizitojnë vendin tonë cdo vit. Tung.al fitoi çmimin prej 300,000 ALL të mundësuar nga AIDA dhe një muaj inkubim në zyrat e Talent Garden Tirana.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share