arrow

news

Ēelėsi i Suksesit 5.0

November 11th, 2017

Ēelėsi i Suksesit 5.0

Ēelėsi i Suksesit 5.0

Më 8 nëntor, klubi studentor i Inovatorëve mikpriti  të ftuarin e parë për serinë  seminarëve ""The Key to Success"", z. Ervin Kalemi, CEO, Themelues dhe Zhvillues i Publer. Z. Kalemi foli për aplikacionin e tij Publer, superheroi virtual që menaxhon mediat sociale, se si e ideoi dhe se çfarë iu desh për ta zhvilluar atë. Ai gjithashtu ndau me studentët disa histori rreth jetës së tij, sfidave që ka hasur dhe si ia ka dalë mbanë t'i kapërcejë ato. Megjithëse z.Kalemi kishte filluar të punonte në SHBA si një programues i zoti në një prej startupeve më suksesshēm sot në botë, ai vendosi të shkonte pas ëndrrës së tij, atë të krijimit të biznesit të tij inovativ. Shumë njerëz nuk besonin në vizionin e tij, por kjo nuk e ndaloi që të punonte natë e ditë për realizimin e Publer-it.
Z.Kalemi iu përgjigj dhe shumë pyetjeve që studentët kishin e u dha këshilla rreth programimit dhe jetës ""pas universitare"".
Z. Kalemi ishte i kënaqur dhe madje nostalgjik per kthimin e tij në universitet, pasi sipas tij, jeta studentore ka qenë një nga periudhat më të bukura në jetë dhe na këshilloi të gjithëve që të japim më të miren tonë për sa kohë jemi ne universitet.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share