arrow

news

"Ēelėsi i Suksesit 2.0", Znj. Linda Shomo

April 19th, 2017

"Ēelėsi i Suksesit 2.0", Znj. Linda Shomo

Seminari “Çelësi i Suksesit 2.0” organizuar nga klubi studentor “Innovators Club” u zhvillua të martën,  më 18 prill 2017. E ftuara e radhës ishte një grua sipërmarrëse Znj. Linda Shomo, CEO në EasyPay. Ajo ndau me studentët eksperiencën  e krijimit të një biznesi në Shqipëri. Znj. Shomo foli për vështirësitë që i duhet të pëballonte për implementimin e një shërbimi të dixhitalizuar në Shqipërinë e gjatë viteve më parë kur teknologjia nuk ishte ende aq e zhvilluar sa është sot. Si gjithë sipërmarrësit, dhe Znj. Linda Shomo kishte ditë kur biznesi nuk ecte dhe aq mirë. “Gjatë zhvillimit të biznesit tuaj do të ketë ditë kur ju do doni të hiqni dorë, por pikërisht në ato çaste duhet të vazhdoni, çdo ditë duhet të gjeni forcën për të vazhduar.”, - ishte dhe këshilla  e saj.
Një staf i kualifikuar dhe i zgjedhur mirë dhe këmbëngulja ishin çelësi i suksesit të EasyPay. Znj. Shomo gjithashtu rekomandoi librin “7 Habits of Highly Effective People” të Stephen R. Covey për të gjithë ata që duan të kenë një biznes të suksseshëm.
“Çelësi i Suksesit” do të ketë gjithsej katër takime dhe për pjesëmarrësit në tre prej tyre, do të shpërndahen certifikata.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share