arrow

news

CAAD Workshop

October 6th, 2014

CAAD Workshop

CAAD Workshop

Departamenti i Arkitekturës organizon workshopin e pervitshem intesiv CAAD (Computer Aided Architectural Design) për studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Arkitekturës në ambjentet e Universitetit Epoka. Ky workshop, i cili do të zgjasë dy javë, fillon më 6 tetor 2014 dhe përfundon më 17 tetor 2014. Aktiviteti ka për qëllim dhënien e bazave të planifikimit dhe arkitekturës dixhitale nëpërmjet programeve më të përditësuara të modelimit arkitektonik 2D dhe 3D (CAAD). Pikësynimi i workshopit është rritja e rendimentit të studentëve gjatë vitit akademik dhe dhënia e mundësisë për të përmbushur detyrat dhe projektet e lëndeve specifike nëpërmjet modelimit dixhital.

 

Lektorë nga Departamentit i Arkitekturës të Universitetit Epoka, të specializuar në arkitekturë dixhitale, do të lektojnë në këtë workshop dy javor, ku do të marrin pjesë 40 studentë të vitit të dytë dhe të tretë. Workshopi është i ndarë në dy seanca gjatë ditës. Gjatë seancës së parë, e cila do të mbahet paradite, do të shpjegohen bazat e modelimit 2D në AutoCAD, ndërsa gjatë seancës së dytë, e cila do të mbahet pasdite, do të shpjegohen modelimi 3D dhe parimet grafike nepermjet programeve specifike te modelimit dhe grafikes dixhitale.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share