arrow

news

Buzėqeshja e njė jetimi vlen sa e gjithė bota!

January 5th, 2016

Buzėqeshja e njė jetimi vlen sa e gjithė bota!

Buzėqeshja e njė jetimi vlen sa e gjithė bota!

“Buzëqeshja e një jetimi vlen sa e gjithë bota” ishte slogani që mblodhi stafin dhe studentët e Epokës bashkë për një projekt ndikues për shoqërinë. Filloi me 14 Dhjetor i organizuar nga klubet “Sensitive Society”, “Women’s Leadership”, “Innovative Enterprises Club” dhe Këshilli Studentor, të cilët bashkëpunuan për një qëllim, t’i falin buzëqeshje jetimëve.
Studentë të Departamentit të Arkitekturës, anëtarë të klubit “GREEN”, ndërtuan tre kosha për të mbledhur donacionet të cilët u vendosën në hyrje të Godinës A. Donacionet ishin rroba, lodra ose para. Pas një jave grumbullimi, të gjitha donacionet u selektuan dhe u paketuan me kujdes në bazë të grupmoshave. Me paratë e mbledhura u blenë ushqime, lodra, materiale shkollore dhe pampers për fëmijë.
Projekti u finalizua në dy pjesë. Pjesa e parë përfshiu një vizitë në jetimoren në Durrës, e cila u bë ditën e hënë, më 28 dhjetor. Secilit fëmijë iu dhurua një lodër dhe një kuti e vogël me karamele dhe ëmbëlsira. Studentët kaluan kohë duke luajtur me fëmijët duke u përpjekur të hyjnë në botën e tyre për t’u dhënë të kuptojnë se ka dhe njërëz të tjerë që kujdesen për ta. Përveç lodrave për fëmijët, studentët dhuruan dhe pampers në jetimore.
Pjesa e dytë u zhvillua në kampusin e Universitetit Epoka, ditën e martë, më 29 dhjetor. Njëzet e dy fëmijë nga rrethi i Fushë Krujës u mirëpritën në ambjentëet e universitetit ku kaluan një ditë argëtuese me stafin tonë, duke luajtur lojra të ndryshme, duke kënduar dhe kërcyer të shoqëruar dhe me një kokteil. Pas një dreke të shijshme, fëmijëve iu dhuruan rroba, lodra, sende shkollore dhe një pako me ushqime. Ata u shprehën se kaluan një ditë të këndshme në Universiteti Epoka, ndërsa drejtori i Shoqatës së Jetimëve falenderoi shumë institucionin për iniciativën e ndërmarrë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share