arrow

news

“Brain Ring”; njė konkurs unik i mundėsuar nga “Marketing Zone”

May 15th, 2015

“Brain Ring”; njė konkurs unik i mundėsuar nga “Marketing Zone”

“Brain Ring”; njė konkurs unik i mundėsuar nga “Marketing Zone”

Në datën 12 maj 2015, Universiteti Epoka mirëpriti 12 shkolla të mesme dhe 96 nxënës. Shkollat pjesmarrëse konkuruan ndërmjet tyre për t’u bërë fitues të konkursit “Brain Ring”, një konkurs me një format unik që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe mundësohet nga “Marketing Zone”.
Qëllimi i këtij konkursi është që të rrisë ndërgjegjësimin për konceptin e marketingut si një ndër konceptet më të rëndësishme të botës së biznesit. Gjithashtu një ndër qëllimet e tjera të këtij konkursi ishtë edhe njohja me jetën në kampusin e Universitetit Epoka.
Ky konkurs, me pyetje interesante të përgatitura nga Dr. Vusal Gambarov, u realizua me sukses dhe në të u angazhuan edhe shumë anëtarë të “Marketing Zone”.Vendin e parë në këtë konkurs e mori shkolla e mesme “Harry Fultz”. Ndër finalistët e tjerë që kaluan në fazën finale ishin: "Turgut Ozal College – Durres"; "Hasan Riza Pasha College – Shkodër", dhe "Haxhi M. Dashi – Tiranë".
Ky ishte aktiviteti i parë organizuar në kuadrin e “Marketing May”, i cili është një eveniment i organizuar nga “Marketing Zone” për here të parë. Në këtë kontekst, shumë aktivitete akademike dhe sociale do të mbahen përgjatë një harku kohor nga 12 – 28 maj 2015.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share