arrow

news

“Brain Ring 2016” I mundėsuar nga klubi studentor “Marketing Zone”

April 6th, 2016

“Brain Ring 2016” I mundėsuar nga klubi studentor “Marketing Zone”

“Brain Ring 2016” I mundėsuar nga klubi studentor “Marketing Zone”

Klubi studentor Marketing Zone organizoi për here të dytë konkursin “Brain Ring” mes shkollave të mesme. Në konkursin që u organizua në datat 29, 30, 31 Mars; 01 dhe 04 Prill në kampusin e universitetit “Epoka” morën pjesë 20 shkolla të mesme dhe 120 studentë konkurentë. Studentët shfrytezuan mundësinë e të kaluarit një ditë ndryshe nga rutina e tyre dhe për më tepër një ditë çlodhëse përpara provimeve të Maturës. “Ernest Koliqi”, “28 Nëntori-Shkodër”, Turgut Ozal College Tirana”, “Willson”, dhe “Haxhi M. Dashi” ishin fituesit e gjysëm finaleve dhe do të ndeshen në finale për tu shpallur fitues i “Brain Ring 2016” si dhe të fitojnë çmimin e madh prej 300 Euro të mundësuar nga sponsori I këtij eventi; kompania e transportit Çagatay Logistics Albania. Shkolla e mesme “Andon Zako Çajupi” fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në finale si gjysëm finalistja më e mirë e aktivitetit. Perveç sponsorit kryesor Çagatay Logistics, PARIS Parfumerie-Cosmétique dhe administratori z.Erind Elmazaj dhanë një mbështetje të vecantë në sponsorizimin e këtij aktiviteti. Për më tepër ky aktivitet u organizua edhe me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar për Rininë. 
Në datën 7 Prill 2016 në orën 13:30 në bibliotekën e universitetit “Epoka” do të mbahet finalja e “Brain Ring” që do të shënojë edhe mbarimin e këtij konkursi me një format interesant. Si moderator të finales klubi studentor “Marketing Zone” ftoi z. Florian Tahiri, nën Kryetar i Bashkisë Durrës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share