arrow

news

Biseda URBANIZIMI!

May 30th, 2015

Biseda URBANIZIMI!

Biseda URBANIZIMI!

Një grup prej afro 20 ekspertësh; planifikues urbanë, arkitektë peisazhistë, ekonomistë, etj.) nga Departamenti i Zhvillimit Urban të qytetit të Roterdamit, vizituan Universitetin Epoka dhe diskutuan mbi çështje urbane me stafin akademik dhe studentët e Departamentit të Arkitekturës.
Ambasadorja, Shkëlqesia e Saj Zj. Dewi van de Weerd, e Hollandës në Shqipëri, nderoi këtë ngjarje me praninë e saj.
Vizita u organizua në kuadër të vizitave studimore që Departamenti i Zhvillimit Urban në Bashkinë e Roterdamit planifikon çdo vit në një qytet që parashtron aspekte interesante për zhvillime të mëtejshme.
Vendimi për të zgjedhur Tiranën si destinacionin e këtij viti u frymëzua nga vizita e "Qytete Frymëzuese", organizuar nga STIPO, dy vite më parë dhe duke i paraprirë eventit të ardhshëm të IABR në Roterdam me temë: "Ekonomi e Re", ku do të prezantohet edhe Tirana.
Vizita ndërtoi ura të reja bashkëpunimesh të mundshme.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share